"S'i duroj dot hajdutët!' - Aleati i 'Shqipërisë Madhështore' kundër Berishës, tregon prapaskenat e negociatave: Takova Nokën dhe... në listë futi njerëz të Sorosit, ne na la jashtë

TIRANE- Një tjetër aleat i vogël i koalicionit PD Aleanca Shqipëria Madhështore’ dëshmon se partitë e vogla janë thjesht ‘kukulla’ ndërsa gjithça tjetër vendoset nga PD e Sali Berisha.

Kryetari i Partisë ‘Ora e Shqipërisë’, Zef Shtjefni në një intervistë për emisionin ‘Studio e hapur’ në Report Tv zbulon prapaskenat e negociatave, çfarë ju premtua nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka dhe më pas e kuptuan se gjithçka ishte gënjeshtër.

“Unë bëra takim me Flamur Nokën. Ramë dakord që kryetarët e partive të jenë në listë të hapur në qarkun e Tiranës. Unë i thashë dua të jem në listë të hapur që partia të ketë vota të matshme nesër. Erdhi momenti, por nuk na thirrën dhe caktuan disa persona që kishin vendosur ata. Nuk më shkel dot me këmbë. Kam krijuar partia Ora e Shqipërisë’ kur PD ishte në pushtet. Unë nuk duroj dot hajdutët” tha ai për gazetarin Arbër Hitaj. 

Shtjefni thotë se në listat e PD-së ka ende njerëz të Sorosit.

“Në atë listë ka dhe njerëz të Sorosit përsëri. Këta e shajnë dhe këtej fusin njerëzit e tyre. Partia është anëtare e koalicionit por nuk më ndalon kush të them të vërtetën. Unë e dija që nuk dal deputet, por 2 mijë votat e mija i shkonin partisë Ora e Shqipërisë”

Pyetje: Përse ndodhi?

Në 2022 Berisha na thirri disa kryetarë partishë. I thashë primaret nuk do të japin sukses. Po vinin zgjedhjet vendore të 2023. Psh Kamza, unë kam qenë nënkryetar I bashkisë. E di ku janë dhe si merren votat. Atje duhet o kuksian ose dibran. Jo të futësh një tropojan. Ai ishte shumë I mirë por nuk merr vota. Siç ndodhi dhe me Vorën. Ke çuar një person nga Tirana por nuk merr vota. Regjistrova partinë në KQZ, më pas u bë koalicioni. Kur ishte puna tek listat,pastaj ishte dështim. Nuk kanë dhënë asnjë shpjegim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:01
Juristi Kara: S'di si rri Jozefina nën hyqmin e Mulit! Zot na rujt mendt e kokës

Juristi Romeo Kara në 'Studio Live' tha se Berishës i intereson koalicioni me Metën. Duke komentuar rolin e Flamur Nokës Romeo Kara tha se nuk e di si ha bukën në darkë Jozefina që ka vajtur aty të rrijë nën hyqmin e Mulit

“Primaret ishin tender.  Shoh ngjashmëri me Dash Sulën. Zefi ofroi vota dhe Dash Sula. Berisha do aleancë me Metën, hesapi i Berishës nuk i del me Zefin. Tani po e besoj që Muli qenka i rëndësishëm në PD.  Zot na rujt mendt e kokës. Nuk e di si ha bukën në darkë Jozefina që ka vajtur aty të rrijë nën hyqmin e Mulit. Gallatë me fatin e shqiptarëve pa e marrë mirë pushtetin. Zefi nuk e ka llogaritur se sa kohë të jetë shenjtani atje brenda nuk riparohet më kjo PD. Kështu është dhe PS” tha Kara. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm