2022 ‘i pafuqishëm’ për të frenuar shtrenjtimin e shtëpive! Sipërmarrësi: Çmimet e tregut janë jashtë logjikës! Kriza e energjisë do rrisë çmimet e apartamenteve

Rritja e çmimeve të apartamenteve nuk do të ndalojë as vitin e ardhshëm, dhe shkaku do të jetë energjia elektrike.

“Nëse çmimi i energjisë rritet automatikisht në atë lloj përqindje do të rriten të gjitha llojet e produkteve”, thotë sipërmarrësi Zef Shtjefni.

Mbi 7 mijë biznese në vitin që vjen dalin në treg të lirë dhe e blejnë energjinë me çmimin e tregut që është rritur për shkak të krizës. Shkaku tjetër i shtrenjtimi të shtëpive do jetë çmimi i materialeve të ndërtimit në import, që në tremujorin e tretë u rritën me 2.2%.

“Kostot e materialeve të ndërtimit që vijnë nga importi janë rritur po aq sa edhe çmimet e banesave, madje dhe më shumë. Nga 200 dollar që e kishim koksin ka shkuar në 400 dollarë sot. Po kështu, është shtrenjtuar hekuri, është rritur druri, është rritur të gjitha materialet e tjera. Direk reflektohet tek çmimi i banesave. Nëse ti do e prodhosh një apartament me kosto të lartë ti, normal do e shesësh më shumë dhe të nxjerrësh ndonjë fitim normal”, shtoi Shtjefni.

Hov rritjes së çmimeve këtë vit, sipërmarrësi Zef Shtjefni thotë se është kërkesa e lartë, ndërkohë që prej rreth 2 vitesh fabrikat nuk prodhuan.

“Kemi një fazë 2 vjeçare që ndërmarrjet ishin në kolaps total, sepse nuk kishte prodhim, ndërkohë që më vonë kishte kërkesë shumë të lartë”, pohon Shtjefni.

Sa i takon ‘deformimit’ të tregut që ndërtimet shtohen çdo ditë ndërkohë që çmimet nuk ulen, Shtjefni ka një pikëpyetje të madhe.

“Nëse tregu ka një stok të madh apartamentesh të pa shitura, pyetja që më vjen automatikisht është me se ndërtohen këto banesa? Kam frikë se pastaj shkojmë tek dyshimi që kanë të gjithë që ndërtimi është një lavatriçe, që ai që ka shumë para i investon aty dhe i shet kur të dojë”, thotë sipërmarrësi.

Përpos faktorëve të lartpërmendur Shtjefni thotë se çmimet që ka tregu sot janë jashtë logjikës.

“Duhet të kenë mundësi familjet shqiptare ta blejnë një shtëpi kur janë dy persona në punë, me ndihmën e bankave por me një logjikë që për 16-17 vite ta blejnë një shtëpi dhe jo për 40 vjet siç ndodh. Kjo është jashtë logjikës”, pohon Shtjefni.

Aktualisht në kryeqytet është thuajse e pamundur të gjesh apartament me qira poshtë 300 euro, ndërkohë çmimet për metër katror për shitje arrijnë deri në 3000 euro metri katror sipas zonave.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shoku: 19/12/2021 14:00

    Kane rene dakord me njeri tjetrin se vetem keshtu mund te pastrohen parat e pista, keta nuk jane biznesmene por llumi shoqerise shqiptare,ku I gjejne keta keto cmime pa lidhje me shtrenjte se Milano,Paris, Londra, kush eshte ai budalla qe blene shtepi ne shqiperi me keto cmime,eshte investim I vdekur.

    Përgjigju
  • Finanzier England: 19/12/2021 13:00

    Piramida jeni të gjithë ju që ndërtoni, vazhdoni dhe pak kohë e do shikojmë fundin si do e keni, cmimet e larta janë thjesht mbulim i lekut të pistë që qarkullon në Shqipëri. Shkërmoqja e piramidës së ndërtuese ka filluar.. Prisni pak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja