Heqja e imunitetit, Topalli kundër
Berishës për referendumin

Heqja e imunitetit, Topalli kundër<br />Berishës për referendumin
Partia Demokratike ka hequr dorë nga mbajtja e referendumit popullor për ndryshimet në Kushtetutë, që kanë të bëjnë me nenet e imunitetit. Pas deklaratës së LSI, që imuniteti të kufizohet në rrugë parlamentare, dje Topalli nuk e ka përmendur fjalën “refrendum”

Mazhoranca qeverisëse ka shfaqur sërisht siguri se në shtator do të votojnë imunitetin. Pas dështimit në datën 6 gusht, Topalli përsërit se në muajin shtator do të votohet kufizimi i imunitetit, duke hequr dorë nga referendumi popullor i paralajmëruar më 6 gusht nga kryeministri Berisha. Dhe kjo duket tek deklarata e vetë zonjës Topalli, e cila në asnjë rresht nuk përmend çështjen e referendumit. "Për ne rëndësi kapitale ka patur dhe ka heqja e imunitetit dhe jo rrugët e heqjes së tij. Prandaj dhe ne kemi qenë dhe jemi të vendosur të ndjekim të gjitha rrugët ligjore dhe kushtetuese për të realizuar qëllimin tonë kryesor: heqjen e imunitetit," tha Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Por ja se çfarë tha Berisha për javët e para të muajit shtator: "Jam këtu për të njoftuar se deputetë të mazhorancës do jenë ato që do dorëzojnë kërkesën për heqjen e imunitetit brenda 2 javëve të fillimit të shtatorit. Kërkesa autorizon 50 mijë qytetarë dhe 1/5 e Parlamentit. Midis këtyre këshillime të shumta. Uroj që kjo kërkesë të jetë jo vetëm e deputetëve të mazhorancës, por të firmosin edhe ata deputetë të PS që e konsiderojnë në ndërgjegjien e tyre heqjen e imunitetit, interes jetik për qytetarët shqiptarë për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe në luftën kundër korrupsonit", tha Berisha.

AKUZAT
Kryetarja e Kuvndit në prag të sesionit të ri parlamentar ka akuzuar Partinë Socialiste dhe kreun e saj Edi Rama se bllkoi votimin e imunitetit, i cili lidhet ngushtësisht me marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian. "Sigurisht që kam qenë e trishtuar që mbyllja e sesionit më datën 6 gusht u bë përmes një refuzimi apo një bllokimi, për të votuar një draft të shkruar nga vetë opozita. Ky ishte një mesazh i keq që i dërgohej shqiptarëve, komunitetit ndërkomëtar në luftën kundër korrupsionit. Por sigurisht që për ne ka patur dhe ka rëndësi kapitale heqja e imunitetit dhe jo rrugët e heqjes së tij prandaj dhe ne kemi qenë dhe jemi të vendosur të ndjekim të gjitha rrugët ligjore dhe kushtetuese për të arritur qëllimin që është heqja e imunitetit. Sipas kalendarit të miratuar më parë kjo nismë u shqyrtua në seancën plenare të datës 6 gusht 2012, por opozita ishte kundër. Ajo e bllokoi", u shpreh kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Kryeparlamentarja ironizoi edhe raportin Topi-Rama.

SESIONI

Sesioni i ri parlamentar do të nisë të hënën dhe një ndër pikat më të rëndësishme do të jetë votimi i pr/ligjit për Gjykatën e Lartë. "Ftoj opozitën të votojë ligjin për Gjykantë e lartë si një ndër reformat për sistemin e drejtësisë"- tha Topalli. Ndërkohë që sot do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Topalli informoi se janë futur në kalendarë të gjitha projektligjet që kanë ardhur nga qeveria. Prioritet mbetet votimi i ligjit për Gjykatën e Lartë "Ligji i cili me fjalë ishte pranuar se do të votohej nga opozita dhe nuk kalon pa të, ato e bllokuan. Kjo vështirëson vënien në zbatim të ligjit për Gjykatën Administrative", nënvizoi ajo.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

CNN: Zyrtarizohet Po-ja e Izraelit për armëpushimin në Liban, e miraton kabineti i sigurisë, 60 ditë ndërprerje e luftës

CNN: Zyrtarizohet Po-ja e Izraelit për armëpushimin në Liban, e miraton kabineti i sigurisë, 60 ditë ndërprerje e luftës