Heqja e mandatit, Ylli: Show
Topalli: Miliarderët jo deputetë

Heqja e mandatit, Ylli: Show<br />Topalli: Miliarderët jo deputetë
TIRANË- Deputeti socialist, Fidel Ylli, sqaroi sot para Këshillit të Mandateve, çështjen e pronësisë së tij mbi një radio lokale, me kërkesë të deputetëve të PD-së.
Seanca nisi me pyetjet e kryetares Jozefina Topalli për çështjen në fjalë dhe më pas, evoloi me debate.

"Kjo që po bëni ju është një show, sepse unë jam në fund të mandatit. Kam 20 vjet që bëj biznes, nuk jam hapur sot dhe dua të jem korrekt me ligjet dhe me të gjitha qeveritë. Për këtë arsye kam moral të jem deputet. Mund t’i bëja unë rrugët e Tiranës, t'i kisha marrë tenderat e rrugëve, por nuk hyra. Edhe me policinë private, që i kam shokë majtas e djathtas, mund të kisha fituar shumë, por s’e kam bërë", - tha deputeti socialist Fidel Ylli.

Kryetarja Topalli shtoi nga ana e saj, se "Personalisht, nuk do lejoja asnjë miliarder të bëhej deputet, po këtë s'e vendos unë, por ligji".

Debatet vazhduan me sqarimet e kërkuara nga Rusmajli  për të dhënat e publikuara në dosjen e Yllit, por ky i fundit theksoi se "kjo që po bëni ju është dështim politik. Në momentin kur jam bërë deputet nuk kam marrë licencë. Nuk kam hyrë asnjëherë në tendera publikë. Kam pasur një licencë të mbartur... Keni 4 vjet që këtë shkresë e keni në parlament. Që në 2009-ën kishit rastin tim dhe të Beqjes. Ju po më sulmoni vetëm për të më prishur imazhin”.

DEBATI FIDEL YLLI - JOZEFINA TOPALLI


Topalli: Nëse ju kërkoni që unë t’ju kërkoj të falur, edhe mund ta bëj po në asnjë rast s’e kam shfrytëzuar të drejtën që me jep rregullorja për të bërë mocion për një deputet që shfrytëzon pasurinë publike nga karrigia e deputetit.  Ju thatë që frekuencën e e keni marrë në vitin 2003, ndërkohë që mandatine morët në vitin 2009. Në punën që keni: a keni qënë në pronësi të një pasurie publike, siç janë frekuencat dhe deri kur keni qënë pronar?

Ylli: Këtu fillon historia: Pse s’më keni bërë kërkesë më parë?

Topalli: Z.Ylli, ne kemi dhe rastin e z.Beqja, se Gjykata Kushtetuese ka vendosur një standart që nuk mund të shfrytëzosh pasuritë publike duke shfrytëzuar karrigen e parlamentit, dhe ajo ishte eksperinca e parë, kur z.Beqja merrte tendera me paratë e buxhetit. Ne po ndërtojmë një eksperiencë dhe unë ju respektova duke ju pyetur. Ne s’bëjmë gjyq, po duam të sqarohemi

Ylli: Po bëj rezume që të informoj opinionin dhe në këtë histori ju keni ngecur kot për të bërë "show" se ky është show tani që mandati po mbaron.

Topalli: Jo aspak, nuk është show.

Fideli: Ju do dështoni me turp si edhe në rastin e Beqjas.

Topalli: Ju keni marrë mandat. Keni qënë, po a jo, në shfrytëzim të pasurisë publike?

Ylli: Shqiptarët duan të dinë një të vërtetë se unë e kam të qartë si do votohet politikisht, do flas edhe në parlament. Unë kam pasur licencë radioje, të mbartur. Se ju mund të thoni edhe pse merrni frymë, se ajri është pasuri publike. Ligji flet për pasuri që kanë treg dominues. Po të ishte radioja ime si "Top Albania", edhe mundet, por jo për një radio lokale. S’mund të thuash që gjithçka është pasuri kombëtare, se edhe toka që ecën, është pasuri kombëtare

Topalli: Nuk shpëtoni dot duke spekulluar. Eshtë Gjykata Kushtetuese që do vendosë.

Ylli: Të jeni të sigurtë se nuk keni ç'i bëni Fidel Yllit. Të mbarojë kjo "gjueti shtrigash". Kam qënë në pritje që KKRT-ja të më kthejë pergjigje për radion, pa u bërë deputet si dhe juve.

Topalli: Nuk ka asnjë kërkesë nga ju.

Ylli: Ja ku e ke kërkesën dhe s’më ke kthyer përgjigje.

Topalli: Kush ka kthyer përgjigje nga ILDKP-ja?

Ylli: Ka kthyer Adriatik Llalla.

Topalli: Falemnderit, kaq doja të dija

Deputeti Paloka kërkoi të dijë më pas se çfarë emërtohej me emrin “House of Arts” dhe deputeti socialist sqaroi se “House of Arts” është sh.p.k, është një shoqëri mëmë. Tek kullat, që Berisha u thotë “Kullat e Fidelit”, - shtoi ai, -“ që unë s’i kam të miat, kam vetëm disa ambiente, në fund të vitit duhet të bëj një bilanc. Ndaj ato i përfshij në “House of Arts” dhe radioja ka emër të njëjtë me këtë shoqëri. Të tëra bizneset e mia, si aksioner i vetëm, futen brenda kësaj shoqërie mëmë, meqë rezultoj si aksioner i vetëm.

Topalli: Po vërejmë këtu se 700 mijë euro devident janë derdhur.

Fideli: Ai nuk është fitim i radios, por derdhje nga firma e ortakut tim e pjesës që më takoi pas ndarjes së kompanisë.

Rusmajli: A funksionon më radioja?

Ylli: Nga ardhja e shkresës, që më kërkoi mbylljen e sinjalit, u mbyll. Në 22 dhjetor 2009. Kam 20 vjet që bëj biznes, nuk jam hapur sot dhe dua të jem korrekt me ligjet dhe me të gjitha qeveritë. Për këtë arsye kam moral të jem deputet. Mund t’i bëja unë rrugët e Tiranës, t’i kisha marrë edhe tenderat e rrugëve, por nuk kam hyrë në to. Edhe me policinë private, që i kam shokë majtas e djathtas, mund të kisha fituar shumë, por s’e kam bërë.

Topalli: Unë nuk kam probleme me miliarderët, por personalisht, nuk do të lejoja asnjë prej tyre të bëhej deputet. Mirëpo këtë e vendos ligji, jo unë.

Në përfundim, kryetarja Topalli vendosi mbledhjen e një seance tjetër, pasi të lexohen me detaje, dokumentat e paraqitura nga Ylli.

KËRKESA E PD-së
Deputetët e maxhorancës depozituan në janar kërkesën për heqjen mandatit të deputetit Fidel Yllli. Ata pretendojnë se Fidel Ylli ka shkelur nenin 70 të Kushtetutës, që përcakton se deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse, që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të tyre. Sipas deputetëve të PD-së, Fidel Ylli ka rezultuar të jetë ortaku i vetëm i një radioje në dhjetor të vitit 2009, ndërkohë që ai ishte shpallur deputet me vendim të KQZ-së në gusht të po këtij viti.

Grupi parlamentar socialist pritet që të kundërshtojë këtë kërkesë. Deputeti Ylli theksoi se e gjithë kjo është një lojë politike e Berishës ër të shmangur vëmendjen nga problemet e tjera.

Pas votimit që do të bëhet në Parlament kërkesa do të kalojë për shyrtim dhe marrje vendimi në Gjykatën Kushtetetuese.

Redaksia online
(ar.sh/s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë