Heqja e pezullimit, Izmir Smajlaj: I drejti nuk mposhtet kurrë, rikthehem në pistë

Heqja e pezullimit, Izmir Smajlaj: I drejti nuk mposhtet kurrë, rikthehem në pistë

Izmir Smajlaj

Atleti dhe rekordmeni shqiptar, Izmir Smajlaj është shpallur i pafajshëm për manipulimin e një rezultati që e mbajti jashtë garave për shumë muaj. Gjykata Sportive Botërore nuk ka gjetur asnjë faj te atleti shkodran, duke e shpallur të pafajshëm dhe duke i dhënë të drejtën të rikthehet në pistë.

Për manipulimin e rezultatit është shpallur fajtor presidenti i Federatës së Atletikës, Gjergj Ruli, që është dënuar me 5 vjet pezullim, si dhe Sekretari i Federatës, Nikolin Dionisi, me 4 vjet.

Pas vendimit, vetë Izmir Smajlaj ka pasur sot një reagim në kanalet e komunikimit.

"I drejti nuk mposhtet kurrë! I pafajshëm! Falë një beteje të gjatë ligjore me AIU, Sport Resolution ( ose Gjykata Sportive Botërore ) me seli në Londër, ka shpallur PAFAJESINË time kundrejt aludimeve për mashtrim ndaj një gare ku isha pjesëmarrës. Isha i bindur që gjyqtarët e huaj do të vlerësonin të vërtetën dhe do kuptonin që çdo gjë që ishte hetuar ishte e gabuar dhe pa fakte ndaj meje, andaj jam tejet i lumtur dhe me anë të këtij postimi ju komunikoj edhe rikthimin tim në pistë", shkruan fillimisht Smajlaj.

Më pas shkodrani që ka fituar disa medalje për Shqipërinë ka falenderuar edhe ata që i kanë besuar që në ditën e parë.

"Faleminderime e mirënjohje për ata që besuan tek unë që në fillim, për punën e përkryer të avokatëve mbrojtës z. Ermir Beta dhe znj. Romina Zano, përkthyeses zyrtare znj. Etleva Pushi, si dhe familjes sime që duroi e përjetoi një stres të panevojshëm", thotë Smajlaj në reagim.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kellezi: 03/05/2023 19:44

    ik or labanjak shiko Gegen qe ne cdo botror e lojra olimpike me norma te aaritura .

    Përgjigju
  • peshku qelbet nga koka: 03/05/2023 17:31

    po pse u denuan ata qe te favorizuan ne shume kampionate botrore apo dhe lojrat olimpike pa arritu normen e botrorit apo dhe lojrave olimpike

    Përgjigju
  • bogu i lumit: 03/05/2023 17:26

    tani futju punes dhe jo me me gjergjin neper kafe se tshkon menja per kampion bote

    Përgjigju
  • Kafeja e perzieme: 03/05/2023 14:42

    Epo mire tani te shohim 8:16 inshalla me fat the kampion bite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen