Heqja e tabelave në Finiq, kryebashkiaku reagon në gjuhën greke: Po kontrollojmë situatën

Heqja e tabelave në Finiq, kryebashkiaku reagon në gjuhën greke: Po kontrollojmë situatën

Kryetari i Bashkisë Finiq, Leonidha Hristo ka reaguar pas heqjes së tabelave që institucioni vendor i drejtuar nga ai i vendosi me gjuhë të parë greqishten dhe të dytë shqipen. Përmes një postimi në rrjetet sociale në gjuhën greke, ai thotë se po e kontrollon me kujdes situatën.

"Ju falënderoj ngrohtësisht për mesazhet e shumta që më keni dërguar këto ditë në lidhje me ngjarjet e fundit. Po e kontrollojmë  situatën me kujdes dhe me ndjenjë përgjegjësie" shkruan Leonidha Hristo.

Dy ditë më parë në Bashkinë Finiq rrugët u mbushën me tabela në dy gjuhë greqisht dhe shqip. Por ajo që ka sjellë reagime të forta si nga qytetarët por edhe nga politika është se gjuha e parë në këto tabela është përdorur greqishtja ndërsa shqipja është vendosur si gjuhë dytësore. Këto tabela, shumica prej tyre u shkatërruan që ditën e parë që u vendosën, megjithatë Bashkia e Finiqit i vendosi sërish.

Por ARRSH dhe policia organizuan një aksion gjatë natës për heqjen përfundimtare të këtyre tabelave që shqipen e konsiderojnë gjuhë të dytë në Finiq. Ky veprim është kundërshtuar nga banorët që i përkasin pakicës greke, por sipas ligjit vendosja e këtyre tabelave është në kundërshtim me ligjin.

Statusi i kryetarit te Bashkisë Finiq, Leonidha Hristo

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 06/05/2019 10:20

    Shpejt të hiqen urgjentisht dhe të zëvendësohen me shqip dhe anglisht!

    Përgjigju
  • Genci: 05/05/2019 23:45

    Ne shqip i thone gjej shesh e bej pershesh

    Përgjigju
  • xreport: 05/05/2019 23:29

    o kryetar gamisuuu greqia

    Përgjigju
    • SARADA: 06/05/2019 07:31

      EPO TE PAKTEN ME VENIEN E TABELAVE MESOVE DHE GREQISHTE...

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU