'Shqipja gjuhë e dytë'/ ARRSH përplasje me policinë bashkiake për tabelat, kallëzim penal për bashkinë e Finiqit (VIDEO)

Dy ditë më parë në Bashkinë Finiq rrugët janë mbushur me tabela në dy gjuhë greqisht dhe shqip. Por ajo që ka sjellë reagime të forta si nga qytetarët por edhe nga politika është se gjuha e parë në këto tabela është përdorur greqishtja ndërsa shqipja është vendosur si gjyhë dytësore. Këto tabela, shumica prej tyre u shkatërruan që ditën e parë që u vendosën, megjithatë Bashkia e Finiqit i vendosi sërish.

Së fundmi për heqjen e këtyre tabelave ka reaguar edhe shteti shqiptar, ku ARRSH dhe policia organizuan një aksion gjatë natës për heqjen përfundimtare të këtyre tabelave që shqipen e konsiderojnë gjuhë të dytë në Finiq. Ky veprim është kundërshtuar nga banorët që i përkasin pakicës greke, por sipas ligjit vendosja e këtyre tabelave është në kundërshtim me ligjin.

Ndërkohë burime zyrtare nga ARRSH kanë deklaruar për Report Tv se ARRSH ka ndërhyrë për heqjen e tabelave në rrugën nacionale pasi ato tabela ishin jashtë kushteve teknike dhe përbënin rrezik për përdoruesit e rrugës. Ai shprehet se gjatë këtij aksioni janë kundërshtuar nga punonjësit e policisë bashkiake të Finiqit. Aksioni është përfunduar në të gjithë aksin Qafë Muzinë Ura e Gajdarit dhe Krane- Qafë Botë. Në lidhje me kundërshtimin që ARRSH hasi nga policia bashkiake është  depozituar edhe një kallëzim penal për Bashkinë e Finiqit.

Momenti kur hiqen tabelat e vendosura nga Bashkia e Finiqit
 

Por çfarë parashikohet në ligjë: "Për mbrojtjen e Pakicave Kombëtare", në nenin 15, pika 3 thuhet " Me vendim të organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore, ku mbi 20 për qind e banorëve u përkasin pakicave kombëtare, kur ka një kërkesë të mjaftueshme prej tyre, emërtimet e njësive administrative përkatëse, të rrugëve dhe të treguesve të tjerë topografikë, krahas gjuhës shqipe, shfaqen dhe në gjuhën e pakicës përkatëse, sipas parashikimeve ligjore për vetëqeverisjen vendore".

Nga ky ligj kuptohet se vendosja e këtyre tabelave është në kundërshtim të hapur me këtë pikë, pasi ligji përcakton që gjuhë e parë duhet të jetë shqipja dhe gjuhë e dytë është ajo e pakicës kombëtare, në këtë rast greke.

Së fundmi në lidhje me këtë incident ARRSH me anë të një postimi në Facebook sqaron të gjithë ndërhyrjen në Finiq. 
Postimi i plotë i ARRSH:
 

Nisur nga konstatimi për vendosjen në rrugën kombëtare Qafë Muzinë – Sarandë – Konispol, të sinjalistikës rrugore me emertime të qëndrave të banuara në gjuhën minoritare të zonës dhe shqipe, Autoriteti Rrugor Shqiptar gjatë mbrëmjes së mbrëmshme, në bashkëpunim me Policinë e shtetit ka realizuar heqjen e 35 tabelave, të cilat ishin vendosur jashtë standarteve të përcaktuara në Kodin Rrugor dhe pa miratimin e entit pronar të rrugës Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Sa me sipër, çdo palë e tretë jo ent pronar i rrugës, në kushtet kur vendos të ndërhyjë në rrugë apo vendosje sinjalistike treguese për zonat e banuara, duhet t’i referohet “Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë” dhe V.K.M Nr.446, datë 05.03.2008 “PËR PËRCAKTIMIN E SPECIFIKIMEVE TEKNIKE TË TABELAVE TË EMËRTIMEVE TË PARQEVE, SHESHEVE, BULEVARDEVE E RRUGËVE DHE TË NUMËRTIMEVE TË NDËRTESAVE”.

ARRSH konstatoi se 35 tabela të vendosura në këtë aks nacional, nuk plotësonin kushtet e përcaktuara në kodin rrugor të RSh për mbrojtjen e sigurisë rrugore të përdoruesve të rrugës, ku shumica prej tyre pengonte shikueshmërinë e tabelave rrugore paralajmeruese në këtë aks. Gjithashtu u konstatua se këto tabela sinjalizuese nuk plotësonin specifikimet teknike të përcaktuara në legjislacionin në fuqi përsa i përket specifikimeve teknike të tyre.

Gjithashtu u konstatua se këto tabela sinjalizuese nuk plotësonin specifikimet teknike të përcaktuara në legjislacionin në fuqi përsa i përket renditjes së emertimëve në gjuhën shqipe dhe atë minoritare, ngjyrës dhe madhësisë së shkrimit të përdorur.

Si rrjedhojë, duke e konsideruar vendosjen e këtyre tabelave në shkelje të procedurave ligjore, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, si dhe Policinë Gjyqësore, kanë ndërmarrë gjatë mbremjes se 4 majit masat për heqjen e këtyre tabelave duke eliminuar nga rruga 35 tabela sinjalizuese, të cilat ulnin sigurinë rrugore të mjeteve dhe përdoruesve të rrugës.



Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beso: 05/05/2019 21:31

    Po greqia eshte mbushur me tabella ne shqip, plot nga do te kthehesh vetem shqip lexon. Gjynah u kemi ngren haken kot.. Po ikni more aman do na lini rehat se ne greqi te kesh veshur nje bluz me flamur kuq e zi te ndalon policia te kerkon dokumentat sikur jemi isis te gjithe.. E duan edhe gjuhe te pare kete te degjeneruarit

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 05/05/2019 19:07

    Ku jane demokratet shqiptar (nese ka te tille),nuk eshte hera e pare qe partit e vetquajtura minoritare greke tregojne se shqiperia nuk egziston per ta,edhe me heret tentuan qe ta shpallin toke greke deri ne gjirokaster dhe kishin perkrahje nga PD qe vetquhet parti patriotike,nderkohe qe pa fije turpi sali berisha dikur e lul basha me vone u benin thirrje votuesve shqiptar qe ta votojne kandidatin grek para ati te PS-s,prandaj kjo nuk eshte qudi qe vendosin tabela gati tersisht ne gjuhen greke dhe ky eshte nje provokim i hapur para zgjedhjeve lokale qe duhet te mbahen ne qershor,prandaj shteti duhet te tregoi vendosmeri sepse keshtu siq po ndodhe nje dite do te kemi edhe tabela tjera dhe sdo jete e larget dita kur fazlliq do te kerkoi hise ne Tirane se ka vite qe kshillon dyshen kryetare te krimit sali berishen e lul bashen.

    Përgjigju
  • kola: 05/05/2019 18:44

    O dule o qen bir qeni,cona nje fotografi me qe te vjen keq per tabelat qe u hoqen ne finiq,te fshatit tend GORANXI.Si eshte tabela ?

    Përgjigju
  • Ela: 05/05/2019 16:48

    Jemi brenda kufirit te shqiperis dhe gjuha e par esht shqip e dyta duhet te jet anglisht por mund te jet dhe greqisht nuk duhet te behen arsye per percarje te sajuara nga disa njerez dhe me duket se gjithmon minoritaret kan qen me te privilegjuarit prandaj te rrin urt

    Përgjigju
  • Doni VL: 05/05/2019 12:11

    Duhet tu vihet kufiri tek thana atyre finiqirave se per te drejtat e tyre e shqyejn gojen si shpell ariu !!!!

    Përgjigju
  • Fredi: 05/05/2019 11:24

    Tabelat në të gjithë boten shkruhen në gjuhën e vendit dhe ne angliaht, në asnjë gjuhe tjeter. HIQINI SHPEJT DHE TË ZËVENDËSOHEN ME SHQIP DHE ANGLISHT!

    Përgjigju
  • saranda: 05/05/2019 11:22

    sikur ky shtet te merej kaq seriozisht edhe me problemet e tjera te ketij vendi .... administrata shteterore perbehet nga nga njerezit me te pa afte te shoqeris shqiptare. meruni me shkollat qe jan katandisur stalla lopesh, spitalet, rruget, dhe lerini tabelat se nuk i plasi kuj se cfar shkruajne.... injoranca mbreteron....ne fshatrat e minoritetit shumica e njerezve nuk dine shqip ku qendron problemi nuk e kuptoj!!!! kush do ti paguaj keto tabela nga e para? me ato leke mund te bliheshin dritare per shkollat ndonje ndonje liber per nxenesit etj... rofte partia.......

    Përgjigju
    • Liki: 05/05/2019 23:15

      Nuk dine shqip???!!! Mesoni shqip pra o shkerdhat muti Ose Shko q.je nenen ne greqi!!!!!

    • Ilir: 05/05/2019 17:01

      Tu dogj bytha per rruget e shkollat ty eeee? Ato qelbesirat qe drejtojne Finiqin duhen plasur brenda qe mos i shpenzojne me leket duke bere lojen e Mavit ne Shqiperi...!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!