Heqja e tabelave greqisht në Finiq/ OMONOIA, PBDNJ e MEGA: Provokim i rëndë nga Qeveria Rama

Heqja e tabelave greqisht në Finiq/ OMONOIA, PBDNJ e MEGA: Provokim i rëndë nga Qeveria Rama

Prej dy ditësh disa tabela orientuese të vendosura në Bashkinë e Finiqit kanë shkaktuar debate në politikën e vendit. Kjo pasi në kundërshtim me ligjin, tabelat në fjalë mbanin si gjuhë të parë greqishten ndërsa gjuha shqipe ishte vendosur si gjuhë e dytë. Edhe pse tabelat u hoqën fillimisht nga disa persona të paidentifikuar, Bashkia e Finiqit veproi duke i vendosur sërish.

Për heqjen përfundimtare të tyre mbrëmjen e djeshme ka vepruar ARRSH ku në mbështetje të Policisë së Shtetit kanë hequr tabelat në gjuhën greke. ARRSH ka shpjeguar se ëhstë realizuar heqja e 35 tabelave, të cilat ishin vendosur jashtë standarteve të përcaktuara në Kodin Rrugor dhe pa miratimin e entit pronar të rrugës Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Ndërkohë në lidhje me këtë aksion të ARRSH kanë reaguar edhe partitë e minoritetetve greke, OMONOIA, PBDNJ dhe MEGA, të cilat e konsiderojnë aktin në fjalë si një 'provokim të rëndë nga Qeveria Rama. Me anë të një komunikate të jashtëzakonshme për shtyp OMONIA dhe PBDNJ deklarojnë se tabelat ishin legale dhe të argumentuar me praktikat ligjore që i referohen Konventës Kuadër të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave.

Por ligji nuk parashikon këtë.

 "Për mbrojtjen e Pakicave Kombëtare", në nenin 15, pika 3 thuhet " Me vendim të organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore, ku mbi 20 për qind e banorëve u përkasin pakicave kombëtare, kur ka një kërkesë të mjaftueshme prej tyre, emërtimet e njësive administrative përkatëse, të rrugëve dhe të treguesve të tjerë topografikë, krahas gjuhës shqipe, shfaqen dhe në gjuhën e pakicës përkatëse, sipas parashikimeve ligjore për vetëqeverisjen vendore".

Gjë që lë të kuptohet se gjuha shqipe duhet të jetë parësore ndërsa greqishtja duhet të jetë dytësore, e kundërta me çfarë ndodhi me tabelata që u hoqën.

Njofimi i plotë i OMONOIA-s dhe PBDNJ:

"Provokim i rëndë nga Qeveria Rama shkatërrimi i tabelave dygjuhëshe të orientimit në zonën e Vurgut.

Brenda errësirës së natës, mekanizmi shtetëror, nën mbulimin e një force të denjë të policisë, të Shtunën, 4 Maj, u vunë në lëvizje për të hequr tabelat e orientimit me emërtimet e fshatrave të komuniteteve helenike në njësi administrative nën kompetencën e Bashkisë së Finiqit, në zonën më gjerë të Sarandës.

Tabelat konkrrete ishin vendosur kohët e fundit nga shërbimet e Bashkisë në fjalë që kishin ndërmarrë këtë akt plotësisht legal dhe të argumentuar me praktikat ligjore që i referohen Konventës Kuadër të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, dhe që përbën pas ratifikimit respektiv nga Parlamenti i Shqipërisë, pjesë të legjislacionit të brendshëm.

Të nënvizohet fakti se vendosja e tabelave të kësaj natyre përbën detyrim të qeverisjes qendrore si për nga pikëpamja e përmbushjes së detyrimeve kontraktuale që rrjedhin nga praktika e sipërcituar, angazhimeve që Qeveria ka ndërmarrë kundjet instrumentave monitorues të Këshillit të Evropës në kuadrin e zbatimit praktik të së drejtës për përdorim publik të gjuhës amtare të Minoritetit Etnik Grek sikundër edhe sepse akset rrugore përbëjnë një të drejtë të qeverisë.

Hollësi që kërkon mëshimin e vet fakti se pjesë e rëndësishme e aksit rrugor qendror mbi të cilin u zbatua akti i mjeruar është ndërtuar gjatë viteve të mëparshme me financim të drejtëpërdrejtë të Qeverisë helenike.

Qeveria Rama për një herë akoma u tregua në një përqafim ngushtësisht të shtrënguar me grupe që urrejnë Minoritetin Etnik Grek, gjuhën Greke dhe që duke difuzuar nacionalizmin synojnë frikësimin dhe në fund të fundit çrrënjosjen dinake nga toka amtare të pjesëtarëve të MEG. Këto grupe ishin të parat që filluan reagime malinje për tabelat në fjalë duke përdorur pretekste banale që sot i shohim të cituara në komunikata respektive për ngjarjen të autoriteteve shtetërore. Në analogji dhe thuajse kopje ishin zhvilluar ngjarjet edhe në episodin fatal të ekzekutimit të një pjesëtari të MEG në Bularat në Tetorin e vitit të kaluar.

Kjo sjellje e Qeverisë reflekton edhe një herë tjetër karakteristikat e arrogancës, të arbitraritetit, të shkeljes së të drejtave të njeriut, të destruktimit të sa është realizuar në lidhje me liritë e MEG, të implikimit brutal në kufizimin e parimit të vetqeverijses të autoriteteve të pushtetit lokal, në rastin konkrret të Bashkisë së Finiqit, sikundër edhe kjo sanskionohet në parimet e Këshillit të Evropës, dhe në fund të ditës të një nacionalizmi dhe racizmi të papërmbajtur ndaj gjuhës Greke dhe civilizimit Helenik. Nëse edhe supozojmë se Qeveria do të donte të ndryshonte formën e tabelave do të kishte hequr vetëm syprinat me mbishkrime që ato të korrigjoheshin, ndërkaq që ka shkulur krejt trupat e tyre.

Për më tepër nuk i parapriu “aksionit të mesnatës” (koinçidencë që edhe kisha e shën Athanasit në Himarë u rrëzua mesnatën dhe nën mbrojtjen e reparteve policore), asnjë komunikim me autoritetin Bashkiak apo qoftë konsultim për trajtimin e çështjes. Të theksohet se këto tabela përbëjnë element pasuror të Bashkisë së Finiqit që ka financuar me procedura të rregullta dhe legale prodhimin dhe instalimin e tyre.

OMONOIA dhe PBDNJ reaguan që në momentet e para kur u vu në dijeni me akt verbal ndaj grupeve të misionit qeveritar që vepronte në heqjen e tabelave, në prezencë të Kryetarit të Organizatës OMONOIA. Pas këtij zhvillimi nuk i mbetet veçse të denoncojë në faktorin ndërkombëtar sjelljen e Qeverisë Rama si ekstremiste dhe të rrezikshme që jo vetëm nuk përmbush të drejtën elementare në lëmin linguistik të MEG por synon në krijimin e një klime të rënduar psikologjike.

Minoriteti Etnik Grek e ka sot më të qartë pamjen për mentalitetet dhe përmbajtjen thelbësore të Qeverisë Rama dhe të Partisë Socialiste në çështje të lidhura me të dhe ata sa përpiqen të mbulojnë realitetin nuk kanë më jo vetëm argumenta të thjeshta por as ato pretekstuale." thuhet në deklaratë.

Ndërsa partia MEGA ka bërë reagimin e mëposhtëm:

"Veprimi i natës së kaluar nga ana e autoritetit rrugor ,mbështetur nga forca të shumta policore ishte një veprim i paprecedent duke fyer në mënyrë flagrante ndjenjën kombëtare të  minoritetit etnik grek në Shqipëri. Nuk mundet shteti ,i ndikuar nga deklarata për shtyp të forcave regresive politike të ndërmarrë akte të tilla antiligjore që dhunojnë hapur një minoritet etnik dhe që vënë në pikëpyetje harmoninë dhe bashkëjetesën e dy popujve tanë. Ftojmë menjëherë organet e ligjit të marrin masa të menjëhershme ndaj shkelësve dhe dhunuesve të ligjit !Kristaq Kiço partia MEGA."

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sali Bollati-SHQIPTAR ÇAM: 06/05/2019 15:15

    Ne tolat Shqiptare si ne ato te Çamerise Shqiptare; ku flitet gjuha Shqipe qe nga lashtesia-paragrekofoneve, duhet te kete tabela ne gjuhen Shqipe. Ndersa ne ato qe ju "falen" nga berisha ardhacakeve greke ne Shqiperi Do Valoi gjithemone GLUHA E EMBEL SHQIPE-SI GLUHE PERENDIE!!

    Përgjigju
  • Ilir: 05/05/2019 16:29

    Do e shikoni provokimin te gjithe ju langaraqe po vazhduat me keto veprime antiligjore e provokatore. Prokuroria eshte e lutur ta coje deri ne fund hetimin per ideatoret dhe ekzekutuesit e ketij veprimi qe cenon ligjet e Shqiperise!

    Përgjigju
  • Blvrdbtch: 05/05/2019 16:22

    Ju doni diçka që do vijë dita ta gjeni...pastaj do keni realisht të drejtë të renkoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë