Heqja e tatim-fitimit për biznesin e vogël, eksperti: Pozitive, por biznesi i madh mund të copëzohet e të kthehet i vogël (VIDEO)

Me hyrjen në fuqi të ligjit për përjashtimin e biznesit të vogël nga pagimi i tatimit mbi fitimin deri në vitin 2029 propozim i bërë nga qeveria, mund të kemi një formalizim të madh të ekonomisë, dhe ulje të informalitetit. I këtij mendimi është eksperti i Ekonomisë Klodian Muço, i cili shton se heqja e këtij detyrimi do të lehtësojë kushtet e të bërit biznes pasi biznesi do të ketë më shumë hapësirë të vetë-deklarohet.

Bizneset e vogla do të kenë një përfitim. Biznesi i vogël do të jetë më i lirë për të dhënë kuponin tatimor. Problemi më i madh i ekonomisë tonë është lëshimi i kuponit tatimor, dhe gjatë pandemisë u vu re se rreth 40% e ekonomisë ishte informale. Tani këto biznese nuk kanë më asnjë arsye që të bëjnë evazion fiskal pasi nuk do të paguajnë tatim mbi fitimin, dhe do të ketë tendencën ti kërkojë biznesit të madh që të marr me mall me faturë, kjo sjell formalizim të ekonomisë”, tha Muço.

Në një periudhë afatmesme ky vendim do të reduktojë të ardhurat në buxhet. Rrezik është edhe fakti që përjashtimi i bizneseve të vogla me xhiro nga 0-14 milionë lekë mund të sjellë edhe ulje të numrit të bizneseve të mëdha në vend, pasi ato do të ndahen në shumë nipte.

Një alternativë mund të jetë që shumë biznese të mesme dhe të mëdha mund të copëzojnë biznesin e tyre në dy tre apo katër aktivitetin e tyre, dhe mund të ulen të ardhurat dhe kalojnë në fashë tjetër tatimi. Kjo mund të përkeqësoj nivelin e të ardhurave”, deklaroi eksperti.

Ndërkohë sa i takon vendimit për heqjen e TVSH-së, për këtë kategori biznesi, Muço thotë se ulja e pragut të TVSH-së nga 5 milionë lekë në 2 milionë nuk duhet të ndodhte.

Për bizneset e vogla duhet hequr nuk duhet harruar që pjesa më e madhe e bizneseve të vogla në zona periferike nuk japin kupon tatimor dhe me këtë vendim do të stimulohen. Por këtu ka një pabarazi, pse biznesi i madh duhet trajtuar në një formë dhe tjetri në një formë tjetër”, shpjegoi ai.

Vendimi për të përjashtuar bizneset e vogla nga tatimi mbi fitimin pritet të zyrtarizohet brenda këtij sesioni parlamentar, ndërsa për TVSH-në ka dyshime nëse do të ishte një masë pozitive. Po shikohet mundësia e ulja së masës së TVSH-së që aplikohet, të rritet pragu i TVSH-së si para vitit 2018, kur biznesi deri në 5 milionë lekë nuk paguante TVSH.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim