TIRANË, 22 Janar/ATSH/- Qeveria miratoi me paketën e re fiskale për vitin 2015 heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në masën 20 % për sigurimet, por kjo masë e qeverisë nuk u reflektua me ulje të çmimeve.
Sipas një vëzhgimi të bërë nga ATSH, çmimet e aplikuara nga kompanitë nuk kanë ndryshuar, edhe pse nga data 1 janar 2015 kompanitë nuk i paguajnë më shtetit tatim mbi vlerën e shtuar në masën 20%.
Konkretisht, as në produktin më masiv, sigurimin e detyrueshëm motorrik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta. Një makinë me kubaturë më të vogël se 1.6 cm3 kishte deri më 31 dhjetor një çmim prej 15 700 lekë nëse ishte prodhim më i vjetër se sa viti 2005. Nga data 1 janar këtij çmimi duhej t'i zbriste vlera prej 20 % e TVSH-së, konkretisht 2 616 lekë. Dhe sot kjo policë sigurimi duhet të shkonte te konsumatori me një çmim prej rreth 13 000 lekësh. Në fakt, në pikat e shitjes së siguracioneve kjo policë sigurimi kushton 15 200 lekë.
Fakti që heqja e tatimit indirekt nuk ndikon në çmimin e produktit është tregues i konkurrencës së dobët ose i sjelljes së bashkërenduar nga kompanitë./a.gjonaj//m.m/












