Heqje e taksës? Haradinaj flet hapur: Ja me kë do bëjë koalicion AAK

Heqje e taksës? Haradinaj flet hapur: Ja me kë do bëjë koalicion AAK

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se deputetët e partisë së tij do të votojnë për shpërndarjen e Kuvendit më 22 gusht në seancën e jashtëzakonshme. Haradinaj e ka quajtur të dëmshme për vendin nëse ndonjë subjekt politik i shmanget zgjedhjeve dhe tenton të krijoj qeveri teknike me kryeministër konsensual.

Kryeministri i dorëhequr, ndwr tw tjera deklaroi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk synon formimin e ndonjë koalicioni të madh parazgjedhor. Ai përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me LDK-në, LVV-në dhe PDK-në, ndërsa pohoi se ishte pro koalicionit me parti më të vogla siç janë Nisma, PSD e AKR.

Nuk synojmë një koalicion të madh si rasti me PDK, LDK, e VV por mbesim të hapur me disa parti partnere si rasti i Nismës, PSD-së dhe AKR-së. Unë e kam pasur për nderë t’i shërbej vendit së bashku me PDK-, AKR-në dhe Nismën. E kemi vendosur që më tutje t’iu ofrohemi qytetarëve të vetëm dhe jo më si PAN”, tha Haradinaj, në një intervistë për RTV21.

I pyetur nëse do t’i kërkonte partia e Fatmir Limajt postin e kryeministrit për futje në zgjedhje, ai ka thënë se AAK akoma nuk ka pranuar një propozim të tillë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 17/08/2019 13:47

    Kualicionet partiake parazgjedhure e paszgjedhore ne Kosove, po behen per interesa personale e grupore par tiake, jo per Kosoven dhe popullin e saje,sic eshte e domosdoshme.KJo per flitet e eprflitet edhe tash.jemi per nje Qeveri stbile qe I sherben popullit dhe shtetit te Kosoves. Andaj PDK e LDK nuk duhet hedhin vija te kuqe mes vedi,sepse vetem keto dy subjekte e pa keto kurresesi nuk do kete stabilitet qeveritar,sepse keto dy subjekte kane shumicen,kane programe dalluese,kane pervoje dhe tradite e kane dhene kontibut per shttin dhe clirimin e Kosovesdhe keto dy subjeket I ruhen njera-tjeteres. Keshtu ndalet korrupsioni dhe krimin e organizuar.Vetem ky kualicion eshte interes I popullit dhe shtetit te Kosoves.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'