'Hera e parë që Zoti bën pakt me djallin', Rudi Vata nga Skocia: Futbolli në Shqipëri është amator, i lumtur që mora vetëm 1 votë në zgjedhje

Rudi Vata, ish-kapiteni i kombëtares, thotë se periudha  karantinës është e lehtë për t'u kaluar pavarësisht ankesave të shumë qytetarëve. Për 'Report Tv, në një lidhje me Skype nga Skocia me gazetarin, Vata preku shumë tema, duke filluar nga ndihma e FSHF-së për futbollin, të zgjedhja e kombëtares së djalit të tij dhe deri tek përgjegjësia që ai ka për vendin.

Vata thotë se nuk mund të bëjë diçka për Shqipërinë në një kohë kur aktorët e futbollit i përshtaten linjës së drejtuesve. Ai shprehet se është i nderuar që në momentin kur kandidoi për president mori vetëm një votë. Sakaq nuk e pranon që është tradhti ajo që djali i tij 15-vjeçar ka bërë duke zgjidhur të përfaqësojë Irlandën, pasi sipas Vatës është origjina e nënës së tij. Ish-kapiteni ka edhe një mesazh të veçantë për situatën, por fillimisht e nis duke deklaruar: "Fatmirësisht me të thënë të drejtën që në fillim të koronavirusit natyra ka ndryshuar pavarësisht se toka ka pushu. Në Skoci nuk ka ndodhur ndonjëherë që të ketë paq pak reshje shiu."

Si po shkon karantina, është e vështirë për një njeri të sportit që merret me stërvitje?

Kjo situatë që quhet kanrantinë për mua është e përballueshme krejt më rehat, se gjërat normale përvec stërvitjes me grupin, mundesh me i kry. Njeriu mundet të krijojë, të bëjë gjëra të mira. Shekspiri në karantinë ka shkruar libra dhe Isak Njuton ka studiuar graviditetin. Njerëzit në këto kushte mund të bëjnë shumë gjëra me dashurinë për jetën. Unë i këshilloj njerëzit të dëgjojnë sa më shumë muzikë se është karburanti më i madh për të dashuruar jetën.

Ndihma e FSHF-së për futbollin, si e gjykoni? A është e mjaftueshme për një futbollist?

Kjo është një ndihmë e vogël, mund të quhet një gjest pozitiv, por në aspektin moral futbollistët ndihen jo mirë. Në Belgjikë ku unë punoj si drejtor, klubi jonë që para se të fillojë sezoni e parashikon se si do të përfundojë, duke miratuar buxhetin, ndryshe nuk e merr licensën. Ne kemi rënë dakord si staf me përgjysmuar me 30 përqind pagat, por në Shqipëri situata është ndryshe se klubet nuk funksionojnë kështu, por si amatore.

Në një vend normal licensimet e klubeve, federata duhet të ketë parasysh se të tilla situata mund të ndodhin, ndaj duhet ti parashikojnë. Futbolli shqiptar keq menaxhohet dhe keq drejtohet.

Nëqoftëse se flasim për këto lloj shpenzimesh që bën federata mendoj se është thjeshtë një mbulim i situatës, por nuk përfaqëson humanizëm se 30 mijë lek të reja nuk ndihmojnë asnjë futbollist me familje.

Krymienistri refuzoi ta ndihmonte futbollin dhe deklaroi se paguajnë sigurime shoqërore shumë të vogla...

Unë mendoj që këto fenomene ekzistojnë në të gjithë institucionet shqiptare. Në këtë mënyrë kryeministri ka deklaruar se ne jemi një shtet i dobët që nuk i kontrollojmë këto gjëra. Futbollistët me të vërtetë paguhen në të zezë, por edhe ato para që merren në të zeza nuk jepen të plota nga ato klube që dalin jashtë objektivave. Në këtë mënyrë kanë gjithmonë probleme me pagesat. Çdo futbollist shqiptar në fund të sezonin ka dy tre rroga.

Këtë e bën sistemi se i tillë është, se s'mund të mbrohet ligjërisht. Prandaj dhe sot kemi shumë vuajtje dhe shqetësime. Të gjithë hallkat e futbollit nuk janë në rregull.

Ndjeni ju përgjegjësi se mund të kishit bërë diçka për vendin? Jeni drejtues jashtë të suksesshëm. Njëjtë si Tare e Lala.

Përgjegjësia ime është që unë të ofroj vetveten dhe këtë e kam bërë në mënyrën më koshiente. Ajo që ka ndodhur është se unë si një ish kapiten dhe futbollist kur kam ardhur në vendin tim jam votuar vetëm me një votë, ndaj një kundërshtari që nuk e ka shkelur kurrë fushën e blertë. Kjo tregon se mentaliteti i punës, të atyre që kanë votuar për të ardhmen e futbollit, ka tregu që jemi kundra totalisht asaj që duhet. Me kalimin e kohës kam kuptuar që këta njerëz kanë bërë shumë mirë se kam kuptuar që s'jam në konceptin e tyre të punës. Sigurisht kanë bërë zgjedhjen që iu është përshtat perfekt. Të gjithë aktorët e futbollit janë njerëz që i përshtatet mënyrës së tij të funksionuari aktualisht.

Tare, Lala janë njerëz ndryshe që e kanë fituar respektin ndryshe. Në ambientin shqiptar Vata, Tare, Lala do të jenë gjithmonë të papëlqyeshëm.

Roku Vata, djali juaj, duket se ka zgjedhur të luajë me Irlandën?

Duhet të shpjegoj diçka, në historinë e jetës time jam edukuar me virtyte shumë të mira dhe jam  i sigurtë që unë, familjen, vendin tim dhe shoqërinë kurrë nuk e kam tradhtuar. Nëqoftëse se ka ndonjë që më quan tradhtar duhet me pas shumë fakte. A ka të drejtë në këtë vendimmarrje me u pyet edhe nëna e djalit tim që është skoceze dhe me origjinë nga një vend tjetër? E pse nuk ka të drejtë kjo grua?

Gjithsesi e para për këtë temë duhet pyetur FSHF. Normalisht djali është 15-vjeç, është tepër herët me fol për tradhti, për besnikëri, për vendimmarrje. Nga FSHF s'ka pas asnjë kërkesë ndaj Rudit, i cili s'ka bërë asnjë refuzim. Në jetën time kurrë nuk kam bërë tradhti. E kam dash shumë këtë profesion.

Kush janë ata që e kanë tradhtuar futbollin në Shqipëri?

Ju njerëzit që keni një zë, ju mund të jeni në rradhë të parë që keni tradhtuar idealet. Ekzistojnë gjithë këto probleme, ju rrini dhe ushqeheni me to, keni vendos me jetu aty, shikoni problemet dhe nuk ngreni zërin. Mua më vjen keq që vendi im është me probleme, i varfër, një ambient i trishtuar dhe unë nuk ndihem mirë. I takon gazetarëve me identifikuar tradhtarët dhe mos me iu lënë ju më ju shfrytëzuar. Kush është ai burrë që mundet me m'qujt mu tradhtar në një kohë që për vete kur del para pasqyrës ka vlerat më negative për tu quajtur tradhtar.

Të gjithë e trajtojnë Shqipërinë dhe shqiptarët si dele. Unë fëmijën tim nuk e kam dele, por shpresoj që të bëhet një tigër i futbollit, një luan i futbollit. Jam i sigurtë që e ardhmja e futbollit shqiptar nuk vjen me një fëmijë.

Ka futbollistë që nuk e meritojnë kombëtaren?

Me thënë të drejtën për kombëtaren zgjedhjet janë bërë më të mira të mundshme, ka qenë një Rashica që ishte dash me tregu më shumë vëmendje, që mos të shkonte te Kosova, gjithashtu dhe Rrahmani. Janë bërë gabime por jo me dashje. Gjithsesi në kombëtaret e moshave ka deficite të mëdha dhe mangësi të mëdha. FSHF ka burra të zotë që punojnë dhe të ndershëm, por e përgjithshmja janë disa njerëz që i është ofruar pushteti në dorë, nëpërmjet nepotizmit.

Njeh ndonjë nga komiteti ekzekutiv i FSHF-së që ngre zërin dhe angazhohet? A ke dëgjuar një ide brilante në këtë tavolinë? Është një burrë i vetëm që vendos. Ne jetojmë me frikë dhe gjithmonë do të jemi të nënshtruar.

Cana, thotë vetëm një kombëtare...

Për mua është shumë e vlefshme, por këtu s'pytet as Cana dhe as Vata. Nuk iu intereson federatave që të bashkohen sëbashku në një, se ka përplasje interesash për postet. Përderisa është interesi nuk ka me pas një kombëtare. Në momentin kur të futen njerëzit e sportit kemi me pas një kombëtare.

Mesazhi për COVID-19

Kam patur një bisedë me shqiptar të Kosovës në Londër. Ka 26 dit i izoluar dhe ka kaluar koronavirusin dhe me atë që më ka shpjeguar kam kuptuar se ai në të gjithë eksperiencën e jetës së tij, po ti bashkonte të gjithë dhimbjet nuk e arrinin atë që ka kaluar me koronavirusin. Është hera e parë në historinë  e njerëzimit që janë mbyllur kishat dhe xhamitë. E para herë që zoti me djallin kanë bërë pakt.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mlloja .sh.p.k: 23/04/2020 13:43

    Ne shqiperi nuk mund te fitosh o rudo , cdo gje e ka mbuluar fallsiteti,mashtrimet , kurrupsioni, padituria, edhe ne fushen e sportit . Njeresit qe drejtojne sportet jane militante te kraheve te ndryshmpartiake qe qe perdorin edhe sportistet elitare per qellimet e ture zhvatese , keshtu ka qene dhe ka mbete, prandoj sporti tek ne ska kualitet .

    Përgjigju
  • Vlonjat: 19/04/2020 19:42

    Respekte Rud Vata.Vendi Dukeve intriganteve hajduteve kjo eshte Shqiperia jone

    Përgjigju
  • Futbollisti: 19/04/2020 16:37

    Respect Rudi Vata !

    Përgjigju
    • Ilir: 19/04/2020 19:07

      Po c'respekt o zoteri! Rudi vetem helm e negativitet nxjer, sa here flet. Edhe tani qe, seicili ne hall te vet, nuk rri te shohe hallet e punet e veta, por prape... Llap llap!

  • Bim: 19/04/2020 16:00

    Burr persmarit që ka shpreh gjithmonë dhimbjen e tij për futbollin shqiptar që asht katandis në një futboll plot me mashtrime, kurdisje, bagla e plehra. Me vjen keq që para disa viteve vet Vata pranoj një çmim nga duart e Dukës.

    Përgjigju
  • pomeRudipo: 19/04/2020 15:05

    A thu se Skocia ku rri ky ka fitu kupen e botes? Hiq Celticun dhe Rangers gjithe ekipet e tjera jane amatore me keq se ketu te ne.

    Përgjigju
    • Celtic: 19/04/2020 16:35

      Mos krahaso kupat me kulturen,edhe anglia me ( zor me hile )fitoj nje kupë bote. Nuk jan aq amatore ekipet ne skoci sa ne shqiperi, pastaj tjeter nivel skocia tjeter shqiperia .

  • XXX: 19/04/2020 14:10

    Ju jeni thjesht nje arrogant qe deshtimet tuaja i quani lumturi..

    Përgjigju
  • sapa: 19/04/2020 14:03

    Zoti ka bere me djallin pakt jo vetem nje here por ai ka pakt te perjetshem me te ndryshe ska se si te shpjegohen vrasjet,padrejtesite dhe pandeshkueshmeria e se keqes ne kete bote.

    Përgjigju
  • X...: 19/04/2020 13:49

    Ik ore budalla ty dhe ekipi shkodran te hoqi si trejner vetem per llafe je ti rri atje prapa diellit se nuk ta ka njeri nevojen rrot mulliri

    Përgjigju
    • X@RROTkari: 19/04/2020 14:24

      Rudi Vata flet si cdo Shqipëtar i ndershem, dhe këtu se ka fjalën për K** si puna jote.

    • Endri: 19/04/2020 14:08

      X...: Dil o burre me emer , apo je nga keto shkodrant qe rrine pas ekranit te kompjuterit se kane frike Dhe hijen e tyre , osr para Rudi nuk ju a ka nevojen Juve Po mire e the se as ju se keni nevojen Prandaj e shikoni se sa sh mbushen stadiumit sot e sa tifoza ka e sa futboll te bukur ka , Te rujt Krishti o Rud Vata

  • Tifozat Kuqezi: 19/04/2020 13:28

    O Rudi ke shume te drejte kur FSHF-ja nuk mbrojti ose me sakte e shiti Stadiumin Kimbetar aq sa arriti deri aty sa ti heqe edhe emrin cfare nuk pret nga nga kusaret Armando Duka dhe Arben Dervishi qe e kane shnderruar FSHF-ne ne nje ciflig te tyre.

    Përgjigju
    • life: 19/04/2020 19:53

      te gjithe stadiumet e europes jane te shitura.bajern aleanz Arena (SIGURACION) shtutgart(DAIMLER BENZ)Wolfsburg(VOLKSWAGEN).me qe ra fjala e emrit :me cilin ekip ka luajtur QEMAL STAFA?infeksioni 50-vjecar komunist esht brumosur ne kokat tuaja dhe esht me i pasherushem se CORONA

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD-së, reagon Gonxhja: Opozitë me menu fikse! OBP ka bërë revolucion në fushën e prokurimit publik, ka marrë përgëzimet e evropianëve

Akuzat e PD-së, reagon Gonxhja: Opozitë me menu fikse! OBP ka bërë revolucion në fushën e prokurimit publik, ka marrë përgëzimet e evropianëve