Hera, kënga më melodioze
për Rezarta Shkurtën

Ardhja në jetë e vogëlushes së saj Hera sigurisht që e ka gëzuar pa masë këngëtaren Rezarta Shkurta.

Ajo herë pas here ndan statuse të ndryshme me miqtë e saj në Facebook ku shprehet për ndjesinë e veçantë të të qenit nënë.

“Sa dashuri e madhe qenka” shkruan Rezi në një prej statuseve.

rezarta shkurta

Në një tjetër postim ajo shkruan:- “Unë kam bërë shumë këngë dhe piktura të bukura. Por Hera është piktura me më ngjyra dhe kënga më melodioze që më ka dhuruar kjo jetë. Lodhja më e palodhshme në botë. Aromë ëngjëlli”.

Rezi , e cila përkohësisht nuk ka dashur të postojë foto të vogëlushes ka sjellë një mjaft interesante për fansat e saj.

Një këmbë e vockël të cilën e mban në duar. Me siguri ajo e Herës.

Pëlqimet dhe komentet në foto kanë qenë të shumta.

Këngëtarja bukuroshe sot feston ditëlindjen e saj, ndërkohë që në Facebook kanë mbërritur urime nga miq e fansa të shumtë.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vota e emigrantëve rrezikon të devijohet nga 11 Marsi kur të publikohen emrat e regjistruar

Spahiu: Vota e emigrantëve rrezikon të devijohet nga 11 Marsi kur të publikohen emrat e regjistruar