Me rikthimin në Kuvend, Flamur Noka nuk ndali së bëri zhurmuesin dhe shënjestruari deputetët e tjerë. Gjatë seancës, shënjestra e tij e radhës ishte deputeti i PS për Vlorën, Ardit Bido.

“Mbaj mend kur ma sillnin në zyrën time kur isha në pushtet, herë ma sillte Shpëtim Idrizi si çam, e herë ma sillte Vangjel Dule si grek, herë ma sillnin si lab”, tha Noka.

Kur mori fjalën, përgjigjja e Bidos e nxori Nokën huq me përpjekjet e tij. Deputeti tha se s’e ka takuar kurrë Vangjel Dulen, ndërsa sa për Nokën, tha se e ka takuar vetëm një herë në zyrën e tij, vite më parë, kur ka shkuar si gazetar. Bido më tej i kujtoi Nokës edhe se si kuksianët e tij u bën me prona në Sarandë.

“U çua edhe gënjeu. Kam qenë një herë te z. Noka për ta marrë në intervistë, kur isha gazetar. S’kam qenë asnjëherë me politikanë në zyrën e zotit Noka, kurrën e kurrës. Për këtë madje i prish punë Dules duke e përmendur sot, se nuk më prishë punë mua. Dulen nuk e njoh personalisht, kam qenë shpesh në përballje me të. Noka është epitomia se si nuk duhet të jetë politika shqiptare. Ka qenë në vitet kur ka qenë PD  në pushtet, ku të gjithë duhej të shkonin në zyrën e tij dhe të bëheshin drejtorë. Befas dilte prej këtij procesi me ndonjë apartament shtesë në Sarandë. Kuksianët e tij dilnin pronarë në Sarandë. Kjo tregon si ka funksionuar PD, ndërsa sot është thjeshtë një kalkë e shëmtuar e doktorit që është origjinal dhe politika nuk mund të bëhet me kalqe”, tha Bido.”, u përgjigj deputeti.

Deputeti socialist i referohet kohës kur Noka ishte drejtor i Bordit të Entit Kombëtar të Banesave (viti 2008), ku duke përdorur funksionin publik dyshohet se u dha katër banesa nga fondi i të pastrehëve në qytetin e Sarandës familjarëve të tij, dy vëllzërve që jetonin në Belgjikë, gruas së vëllait dhe motrës që jeton në Kamëz. Çështje e cila po hetohet nga SPAK pas hetimeve pasurore që kanë nisur ndaj Nokës. 


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Koçiu dhe ministrat e rinj votëbesohen mes kaosit të PD, Berisha dhe deputetët bllokojnë foltoren! Sherr edhe për imunitetin e Ballukut