Të gjithë fëmijët kanë kujtime të jashtëzakonshme në faqet e këtij libri, por ato janë aq të shumta e të larmishme sa do të do të donin faqe të tëra gazete për t’i renditur. Ndaj po shkëpusim një citim të Herjon Mustafarajit, që ka luajtur Tomkën tek filmi “Tomka dhe shokët e tij”, i cili vjen si një mesazh i bukur që përfaqëson mendimet e të gjithë fëmijëve: ishte një ëndërr për kinemanë e fëmijëve… “Teta Xhano ishte një ëndërr për artin kinematografik shqiptar, një ëndërr që sa më tepër kalon koha, aq më legjendë bëhet. Unë në jetën time nuk kam takuar një njeri të dytë që të ketë pasur virtytet, talentin dhe mjeshtërinë e saj në art. Ja për shembull mua personalisht më bëri nga një fëmijë me brengë në zemër, në Benin e famshëm”.
Shkrimi u publikua sot (21.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Shkrimi u publikua sot (21.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)






