Hero i Italisë sulmuesi Graziano
Pelle: "Kur zoti të jep dy talente"

Hero i Italisë sulmuesi Graziano<br />Pelle: "Kur zoti të jep dy talente"
Njerezit kane prirje në fusha të ndryshme por është luks të jesh kërcimtar dhe njëkohësisht futbollist. I tillë është  dhe hereoi i italisë Graziano Pelle. Në shikim të parë, ai duket si imazhi i një italiani tipik.

Por në të vërtetë ai nuk mund të kategorizohet në të njëjtin sirtar me futbollistët e tjerë. Pelle ka një histori jo të zakonshme – ironia e fatit e ka vendosur në një skuadër italiane po aq të pazakontë, e cila do të ndeshet me gjermanët ditën e shtunë në Bordeaux.

Pelle, i cili një periudhë është quajtur edhe “Cristiano Ronaldo i Italisë jugore”, nuk është një Ronaldo, as Morata apo Bale. Sulmues me të cilët ndeshet mbrojtja gjermane rregullisht në Champions League. Ai është një talent i zbuluar vonë, i cili vetëm së fundmi është futur në skenën e madhe të futbollit.

Por për tifozët italianë ai mbetej një i panjohur, dhe Pelle, në rini një kërcimtar konkurrues, shihej me një sy kritik në Itali. Lëvizjet e tij të pazakonta të mbartura nga kërcimi e ndihmojnë shumë në fushën e lojës. “Balancë, disiplinë, koordinim: Mendoj se për një sulmues kaq të gjatë, lëviz shumë mirë,” thotë Pelle.

Dy gola ka shënuar Pelle gjatë këtij turneu, një kundër Belgjikës dhe një kundër Spanjës. Thuhet se Juventus është interesuar për sulmuesin, ashtu si FC Everton, kur në stol është ulur Koeman. Pelle është lojtari që pret topat e gjatë që vijnë nga mbrojtja.

Përkulshmëria me të cilën ai kap ato topa është për t’u admiruar. Ai i tërheq mbrojtësit rreth tij siç tërheq djathi minjtë në grackë, dhe kështu krijon hapësira për lojtarët më të shpejtë të ekipit si Eder apo Candreva. Këtë kurth e pësuan spanjollët më shumë seç duhej.

Për Pelle, sekreti i suksesit është trajneri. “Ai nuk i lë asgjë rastësisë. Kur hyjmë në fushë, e dimë deri në perfeksion se çfarë duhet të bëjmë.”

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen