Heroi Memushaj shënon supergol
por përjashtohet me karton të kuq

Heroi Memushaj shënon supergol<br />por përjashtohet me karton të kuq
Ledian Memushaj vazhdon shkëlqimin në kampionatin italian të futbollit në Serie B, teksa ka qenë protagonist kryesor këtë të diel në përballjen mes Latinës dhe Pescarës.
 
Ndeshja përfundoi me fitoren e Pescarës dhe heroi i takimit ishte shqiptari, që shënoi golin e vetëm dhe të fitores në minutë e 81.
 
Kapiteni Memushaj pas një pasimi nga shokët e ekipit pa u menduar dy herë depërtoi në zonë dhe gjuajti saktë me të majtën duke ndalur sferën në rrjetë.
 
Nga gëzimi për golin e 7 këtë edicion dhe vendimtar në takimin me Latinën, shqiptari goditi me shkelm një nga mikrofonët që qëndrojnë pranë fushës, për këtë arbitri i ka dhënë kartonin e dytë të verdhë duke e nxjerrë nga fusha me karton të kuq, pasi kartonin e parë të verdhë e kishte marrë në pjesën e parë pas një ndërhyrje në mesfushë.
 
Megjithatë edhe pse Memushaj do të mungojë në ndeshjen e radhës, Pescara ngjitet në vendin e katërt të renditjes me 37 pikë. 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore