Jemi mësuar që heronjtë ti shohim vetëm nëpër filma, por në situata të vështira jo vetëm njerëzit por edhe kafshët mund të kthehen në heronj. Pikërisht i tillë mund të konsiderohet edhe 'Brandi' qeni i policisë shqiptare i cili dha një ndihmë të jashtëzakonshme për ekipet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 26-nëntorit, duke zbuluar njerëz të gjallë nën rrënojat e godinës 6 katëshe që u shemb.
Brandin mund ta keni parë nëpërmjet ekranit të televizioneve teksa kërkonte pa u trembur në rrënojat e pallateve në Durrës. Ai ishte në krye të detyrës që ditën tragjike të tërmetit, dhe teksa teksa u ndërprenë punimet me mjetet rënda dhe u fikën mjetet që punonin nën rrënoja, u përgatit dhe u fut në kërkim. ‘Brandi’ u fut në një tunel, rreth 4-5 metra, i krijuar nga rrëzimi i objektit. Në këtë vend ka dhënë edhe reagimi e ti duke sinjalizuar për persona të gjallë që ishin rreth 2 metra në thellësi.
Ndërkohë policia e shtetit bën me dije se ky nuk ishte misioni i parë i ‘Brandit’, pasi ai është përdorur për kërkimin e njerëzve të gjallë nën rrënoja edhe në shërbime të tjera më herët në Shkodër e Tiranë.
Statusi i plotë i Policisë së Shtetit:
‘Brandi’ – Heroi me 4 putra i Policisë zbuloi personat e gjallë nën rrënojat e 6-katëshit në Durrës.
‘Brandi’ është heroi me 4 putra i Policisë së Shtetit, të cilin qytetarët e panë përmes ekraneve që transmetonin live nga vendngjarja, ku kërkonte për persona të mbetur nën rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës, goditur nga tërmeti.
Pasditen e 26 nëntorit, teksa u ndërprenë punimet me mjetet rënda dhe u fikën mjetet që punonin nën rrënoja, u përgatit dhe u fut në kërkim qeni policor. Pas kërkimit në pjesën perëndimore të banesës, ku nuk pati asnjë shenjë, u kalua në pjesën jugore të objektit. ‘Brandi’ u fut në një tunel, rreth 4-5 metra, i krijuar nga rrëzimi i objektit. Në këtë vend ka ardhur reagimi i qenit, i cili dha shenjë për praninë e njerëzve nën rrënoja, rreth 2 metra në thellësi.
Ky nuk ishte misioni i parë i ‘Brandit’, pasi ai është përdorur për kërkimin e njerëzve të gjallë nën rrënoja edhe në shërbime të tjera më herët në Shkodër e Tiranë.
Si I ngjan Bashës????? Ky ka shpëtuar njerëz,nuk ka vrarë!!!!
Përgjigju❤️❤️❤️❤️❤️
Përgjigjumos i kane futur ndonje konserve ne ndonje nga pallatet qe jane shembur tani me eksploziv se tv ishin 24 ore live e sraaportoi njeri qen te forcave shqiptare qeni i pare erdhi me forcat e kosoves
PërgjigjuBravo...Brandi ! ah...,sikur presidenti te kishte degjuar me par per TY ???...mbase nuk do te kishte shkuar deri ne kosove per te puthur ate shokun tend.
PërgjigjuFaleminderit Brandi! Na ngrohe zemren.Paç jeten e gjate!
PërgjigjuPaskemi qen shpetimi. Te stopi klanit ran telef duke then qe skemi qen shpetimi.
PërgjigjuSA I ngjaka bashes.....
Përgjigju