Dalin detaje të reja për heroinen e sekuestruar në 11 janar të këtij viti në Kapshticë nga policia greke.

Kjo e fundit ka bërë të ditur se ka prova të forta që droga i përket shoferit të autobusit Ilir Rustemi. Në banesën e 54 vjeçarit që u arrestua në flagrancë nga policia helene, policia e Korçës gjeti rreth 400 gr kanabis.

Policia greke ka lënë të lirë shoferin e dytë dhe fatorinon e autobusit, të cilët u arrestuan bashkë me shoferin 54 vjeçar.

s.k/Shqiptarja.com