Policia shqiptare ka zbardhur detaje nga operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar “Smoke Snake”, ku u arrestuan disa shqiptarë. Mediat italiane raportuan se janë vënë në pranga 26 shqiptarë dhe italianë, pas një hetimi të gjatë, ku u ishin sekuestruar heroinë dhe marijuanë.

Ndërkohë, në një reagim të sajin policia shqiptare bën me dije se në kuadër të këtij aksioni janë arrestuar 3 shtetas shqiptarë, si dhe janë sekuestruar 500 mijë euro pasuri: 2 apartamente, 1 autoveturë, 3 kompani, 65 llogari bankare 18.000 euro në Cash.

Njoftimi i plotë:
Operacion ndërkombëtar antidrogë i koduar "SMOKE SNAKE". Gjatë orëve të para të mëngjesit është zhvilluar një operacion policor ndërkombëtar antidrogë në zonën e Napolit dhe Kazertas.

Ky operacion ka bërë të mundur të shkatërrohet një organizatë kriminale Italo-Shqiptare dhe gjatë ditës së sotme janë lëshuar 26 urdhër arreste nga Prokuroria e Napolit. Operacioni i koduar "SMOKE SNAKE" është kryer nga Guardia di Finanza e Marcianise dhe ka filluar në Qershor të vitit 2016.

Që me nisjen e hetimit të këtij grupi deri në finalizimin e operacionit ka patur një shkëmbim në kohë reale informacionesh mes Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza-s dhe Policisë Italiane nëpërmjet Zyrave Ndërlidhëse në Itali dhe Tiranë. Nga viti 2016 janë sekuestruar 38 kg Marijuanë dhe 8 kilogramë Heroinë.

500 mijë euro pasuri: 2 apartamente, 1 autoveturë, 3 kompani, 65 llogari bankare 18.000 euro në Cash. Gjatë orëve të para të mëngjesit janë ekzekutuar 21 urdhër arreste, për 21 shtetas; 18 Italianë dhe 3 Shqiptarë.

Shtetasi Shqiptar me iniciale Luan Çika, 36 vjeçe u arrestua sot gjatë operacionit, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar më parë në flagrancë po në kuadër të këtij operacioni. Everton Ndreraj 26 vjeç, ka qenë i arrestuar dhe iu bë njoftimi i urdhër arrestit në burg.Eduard Shehaj 39 vjeç, ka qenë i arrestuar dhe iu bë njoftimi i urdhër arrestit në burg. Gjatë operacionit është sekuestruar edhe një sasi Heroinë, rreth 1 kg në Napoli.

 Pjesë e trafikut ishte ishte edhe një grua shtatzënë e cila shërbente si korriere. Shtetasja italiane ishte përpjekur të kalonte doganën në portin e barit duke e fshehur drogën nën rroba.

Kështu , te tjera detaje dalin në pah pas operacionit “ smoke snake’’, ekzekutuar nga guardia di financa e casertës dhe që coi në ndalimin e 26 personave të ndaluar, 21 prej të cilëve lënë në burg, 5 në arrest shtëpie.

Nga keta, 19 janë të kombësisë italiane, e 7 janë shqiptarë. Aksioni i madh i një dite më parë në Itali në lidhje me trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Napolit “Smoke Snake” u finalizua pas një pune disa mujore nga ana e prokurorisë së Napolit dhe Guardia di Finanza të Casertës.

Po gjatë operacionit janë sekuestruar edhe asete të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale që kalojnë gjysmë milioni euro. Organizata kriminale operonte në fushën e drogave të forta kryesisht të tipit Heroinë në zonën e Napolit dhe Kazertas. Operacioni është në vazhdim dhe për këtë arsye nuk mund të japim detaje të mëtejshme.

d.c./shqiptarja.com