Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për lëndë narkotike, dhunë në familje dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Konkretisht në Vlorë është arrestuar A.Ç., 28 vjeç pasi nga kontrolli fizik dhe në banesën e tij, i janë gjetur 16 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë.
Në Sarandë është arrestuar E. B., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij pas një konflikti për motive të dobëta.
Po ashtu policia e Sarandës ka arrestuar edhe K. O., 21 vjeç, në aksin rrugorë "Mitat Hoxha" Sarandë, pasi u kap duke drejtuar motorin pa leje drejtimi përkatës, ku më pas ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u dëmtuar lehtë vetë.
Heroinë, dhunë në familje e drejtim motori pa patentë, arrestohen 3 persona në Sarandë e Vlorë
Komento
Qelbesira vlonjate
PërgjigjuTe paska hidheruar vlonjati e ske ca ben komenton neper rrjete tani