Dyshohet se janë përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikut të heroinës nga Shqipëria drejt Greqisë, pezullohen nga detyra 6 policë të komisariatit të kufirit në Korçë mes tyre dhe shefi i hetimit, Edmond Çela. Burime për ReportTv bënë me dije se vjehrra e Edmond Çelës ka qenë aksionere në kompaninë+ Metro Euro, kompani në pronësi të së cilës është autobusi me targë AA 390 NY ku u gjetën dhe pakot me drogë.

Kjo sasi droge do të trafikohej drejt Greqisë ndërsa një kontroll me i detajuar nga pala greke ka nxjerr në pah dhe drogën e fshehur në bordin e autobusit.

Policët janë pezulluar nga detyra ndërsa prokuroria e krimeve të rënda dhe shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesat është duke kryer hetimin nëse janë ata trafikantët apo persona të tjerë të paidentifikuar kanë pasur përkrahjen e policisë dhe shefit Edmond Çela.

Një ditë më parë në pikën kufitare të Kapshticës u zbulua autobusi me drogë ndërsa shoferi i këtij mjeti u arrestua në kushtet e flagrancës. Vetëm përgjatë muajit Janar policia shqiptare në bashkëpunim dhe me doganat kanë mundur të sekuestrojnë afro 10 kg heroinë e cila është tentuar të trafikohej me autobus dhe vetura drejt Greqisë, malit të zi dhe Italisë.

edmond cela
Edmond Çela

d.b/shqiptarja.com