Heroinë në gjimnazet e Tiranës, goditet grupi kriminal, kush është vajza që shpërndante lëndën narkotike

Heroinë në gjimnazet e Tiranës, goditet grupi kriminal, kush është vajza që shpërndante lëndën narkotike

Heroina e sekuestruar

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal, që shpërndante lënë narkotike në gjimnazet e kryeqytetit. Në pranga kanë rënë tre persona, ku mes tyre është edhe një vajzë, e cila është kapur teksa shpërndante heroinë në një shkollë të mesme në 'Rrugën e Dibrës'. 

Policia ka sekuestruar 44 doza heroinë dhe 3 celularë, ndërsa përveç 26-vjeçares Gloria Hasaj, janë arrestuar dhe shtetasit Enri Manaj, 35 vjeç, dhe Marjus Filipi, 34 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe të dënuar më parë për vjedhje.

Njoftimi i policisë:
Operacion policor nga seksioni i narkotikëve. Goditet një grup që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave të mesme të kryeqytetit. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Sekuestrohen doza me lëndë narkotike të llojit heroinë. Specialistët për hetimin e narkotikëve pranë D.V.P. Tiranë në kuadër të një operacioni policor arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasit :

- Enri Manaj, 35 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”)

- Marjus Filipi, 34 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje )

- Gloria Hasaj, 26 vjeçe, banuese në Tiranë

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri - tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike në shkollat e mesme të kryeqytetit, nga seksioni i narkotikëve u organizua puna për kapjen e tyre në flagrancë. Shtetasit Enri Manaj dhe Gloria Hasaj janë konstatuar nga shërbimet e policisë para hyrjes të një shkolle të mesme në rrugën e “Dibrës” dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetases Gloria Hasaj, i janë gjetur 5 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit Heroinë e ndarë në porcione gati për t'u shitur.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Enri Manaj (në të cilën ndodhej shtetasi Marjus Filipi dhe shtetasia e huaj filipinase C. M.), u gjetën dhe u sekuestruan 39 doza lënde narkotike e dyshuar Heroinë).

Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale:

- 44 doza lënde narkotike e dyshuar e llojit Heroinë

- 3 aparate celularë

Gjithashtu, në bashkëpunim me Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, po kryhen veprimet përkatëse për dëbimin e shtetases filipinase, pasi u konstatua se po qëndronte pa leje qëndrimi në teritorrin e Republikës të Shqipërisë.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” të parashikuara nga neni 283/2 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Enri Manaj, Marjus Filipi dhe Gloria Hasaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erma: 25/05/2018 10:39

    Ca femre e degjeneruar eshte kjo mo?! Nuk e ka menduar qe do behej vet nen dhe tia vdisnin femijen ashtu si po i vdes kjo pleraaa! As burg nuk meriton kjo mbeturin se harxhon shtetin kot ! Zhdukeni pissen te pastrohet nje mbeturin me pak

    Përgjigju
  • bledi: 25/05/2018 09:46

    oreeee femi jo heroine mos me mire kokaina sa heroina filluat heroine jeta juaj mori fund. mos e filloni .... ketyre kriminelave borg maksimal 8 deri ne 15 vjet. heroina ka +2 vjet me shume ne vit

    Përgjigju
    • Erma: 25/05/2018 10:35

      O shtet i degjeneruar, nuk e shikoni qe po vdisni cdo dit jet njerzish, o femer pler qe vret jet femijesh , nuk mendon se do behesh ndonje her nene vet! Edhe burgun e kan pak keta plera se han buken e shtetit falas! I zhdukni fendurinat qe ekzistojne..

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!