TIRANE - 18 persona të arrestuar është bilanci i të arrestuarve të operacionit “Chema” mes policisë shqiptare, kosovare, maqedonase, turke dhe serbe, i shtrirë që prej fillimit të vitit 2015. Operacioni përfundoi këtë mëngjes me arrestimin në Tiranë të Bashkim Muratajt 52 vjeç, i dyshuar si organizatori i grupit. Për këtë të fundit Prokuroria e Krimeve të Rënda, kishte nxjerrë urdhër arresti bazuar në hetimet e kryera për gjatë një viti.
Murataj dyshohet se kishte organizuar dërgimin e sasive të ndryshme të kanabisit në drejtim të Turqisë, për ta këmbyer atë me heroinë. Më pas heroina synohej të sillej në Shqipëri, apo të trafikohej në vendet e BE-së përmes Maqedonisë dhe Serbisë.
Murataj u arrestua këtë mëngjes në banesën e tij në zonën e ish- Profarmës në kryeqytet. Sipas policisë janë arrestuar 18 persona, nga të cilët 14, në Maqedoni, një në Serbi si dhe 3 të tjerë në Shqipëri.
Në kuadër të të njëjtit hetim, në 7 maj të vitit të kaluar policia e Korçës dhe ajo Kufitare në Qafë-Thanë arrestuan Mevlan Idrizin, 39 vjeç, Mahir Abdiun, 46 vjeç, të dy banues në Tetovë. Gjatë arrestimit, policia iu bllokoi atyre 73 gr, kanabis, 4 aparate celularë, dhe një veturë me targa TE 2909 AA. Kjo sasi sipas policisë synohej të shkonte si mostër në Turqi. Më parë në, Maqedoni dhe Serbi, policitë e këtyre vendeve, kanë sekuestruar 3, 23 kg heroinë, 4,6 kg kanabis sativa si dhe pak kokainë.
Në një njoftim zyrtar për mediat, policia thotë se "bashkëpunimi midis Policive të shteteve fqinje ka qenë shumë i mirë, i koordinuar, dhe shkëmbimi i informacionit midis palëve ka qenë shumë intensiv ku çdo gjë është transmetuar në kohë reale".
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO