Njerëz të veshur me kostume heronjsh, kukullash, filmash apo personazhe të larmishme të fantazuara ishin kryefjala e Konventës së kulturës pop të ‘Miqve të Animacioneve’ në San Paulo. Ky është viti i 11-të i zhvillimit të këtij aktiviteti në Brazil dhe konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme e këtij lloji në Amerikën Latine.
Organizuesit thanë se presin më shumë se 120,000 fansa dhe pjesmarrës gjatë tetë ditëve që do të zhvillohet ky aktivitet. Njëra prej tyre, Leticia Faria, e veshur me një kostum të veçantë të Lara Croft, thotë se numri i pjesmarrësve shtohet çdo vit e më shumë. Ajo tregon se ky aktivitet është shndërruar nga një grumbullim informal në një aktivitet ndërkombëtar për gjithë Amerikën Latine dhe që prej vitit 2012-të njerëzit interesohen gjithnjë e më tepër për Comic Convention, që është krijuar fillimisht në Japoni dhe Amerikë.
Në vitet e fundit eventi ka rritur dhe larmishmërinë e perzonazheve të sjella nga fansat e kukulla të animuara dhe superheronjve të filmave.
Drejtori i menaxhimit të këtij aktiviteti shprehet se kryesisht ata janë rritur në përmasa për shkak të shpërndarjes së fjalës nga pjesmarrësit, të cilët argëtohen pafund dhe duan që të sjellin në eventet e rradhës dhe miq e njërëz të afërm, për të bërë foto dhe për të kaluar bukur.
Pjesa më e veçantë e shfaqjes janë krijimet e ndryshme të cilat shpeshherë realizohen nga vetë pjesmarrësit, si rasti i kësaj vajze e quajtur Julia Petrona, e cila tregon se i dedikon mjaft kohë artit të dizenjimit të kostumeve për aktivitetet e çdo viti dhe mendon se e kanë ndihmuar aftësitë e saj në stilim për t’u dalluar ndër shumë pjesmarrës të tjerë. Ky aktivitet vlerësohet për shpirtin e lirë të fantazisë dhe argëtimit, mes njerëzve nga vende të ndryshme të botës.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com