Heronjtë Sadiku-Balaj: Ishim në
stres, por stuhia favorizoi Shqipërinë

Heronjtë Sadiku-Balaj: Ishim në<br />stres, por stuhia favorizoi Shqipërinë
Pas fitores përballa Maqedonisë dy heronjtë kuqezinj që shënuan për 3 pikët e plota u shprehën mjaft të gëzuar për nisjen me sukses të eliminatoreve të Botërorit 2018.
 
Shkodrani Bekim Balaj tha se ‘Kushtet atmosferike na favorizuan ne, pasi mbrëmë po humbnim një ndeshje që e kishim nënë kontroll. Mbrëmë kur e nisëm ishim mjaft mirë dhe fatmirësisht e mbyllëm me fitore.
 
Jam i kënaqur për golin e parë në këto eliminatore. Shpresoj që të vazhdoj kështu edhe në ndeshjet e tjera” tha sulmuesi.
 
Ndërsa Armando Sadiku, që shënoi golin e parë mbrëmë në Shkodër theksoi se kombëtarja po bën një punë shumë të mirë.
 
“Ishim pak në stres pas stuhisë, por fatmirësisht shënuam dhe fituam ndeshjes. Dje e kishim në kontroll ndeshjen dhe nuk donim të humbnim pikë.
 
Jam i lumtur me golin që shënova mbrëmë, ndërsa sot u gëzova më shumë sepse ishte goli i tre pikëve” përfundoi ai. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron