Heronjtë e plazheve, Rama ‘zhvesh’ vlonjatin: Do të shesë mend, nxirre gropën (VIDEO+Batutat)

Gjatë takimit në Vlorë për bilancin e sezonit turistik, kryeministri Rama dhe ministri Klosi kanë shpërndarë disa çmime për vrojtuesit e plazheve që shpëtuan disa turistë këtë verë.

Klosi u shpreh se ata janë heronjtë, ndërsa rasti i fundit ishte ai në Lezhë, kur Luciano Marku shpëtoi nga mbytja 2 vajza të moshës 14 dhe 15 vjecare, turiste nga Kosova në zonën e Ranës së Hedhun pak javë më parë.

Gjatë dhënies së çmimeve, fjalën e mori njëri nga vrojtuesit e plazhit në Vlorë, Arjel Lamaj i cili shpëtoi një vajzë këtë sezon turistik në qytetin bregdetar, ndërsa Rama nuk i kurseu batutat.

Rama me vrojtuesin e plazhit ne Vlore

Batutat
Edi Rama: Ky është nga Vlora do të shesë mend tani....

Arjel Lamaj: Kur fillova kursin mendova të plotësoj dokumentacion për të mos u gjobitur, por mësova gjëra që nuk i kisha menduar, si të jap ndihmën e parë, të luftoj me detin, por edhe bazën ligjore. Shpëtova një vajzë 25-vjeçe...

Edi Rama: Hiqe bluzën, nxirre pak gropën këtu (te gjoksi), shikoni sa e ka gropën, tamam vlonjat. Mos harro të vishesh tani, kemi edhe vajzën tani këtu, boll....

Rama me vrojtuesin e plazhit ne Vlore

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut