"Heshtja e dyfishtë",  libri i 
gazetarit Bollino nga sot në treg

gazetarit Bollino nga sot në treg">
TIRANE- "Tani që të gjithë jemi më të qetë, ju tregoj të vërtetën e armëve kimike në Shqipëri". Libri "Heshtje e dyfishtë" e gazetarit të njohur italian Carlo Bollino është që sot në të gjitha libraritë shqiptare dhe pikat e shitjes se gazetave dhe revistave.

Libri, i shtypur nga Shtëpia botuese “Toena”  tregon të gjithë sekretet dhe prapaskenat e projektit amerikan për të transferuar në Shqipëri arsenalin kimik të diktatorit sirian Bashar al-Assad dhe të negociatave të vështira me qeverinë shqiptare.

Përmes dëshmitarve dhe fakteve, libri synon të hëdhë dritë mbi të parin dhe më të madhin mister politik të Shqipërise së Edi Ramës, duke i dhënë përgjigje pyetjeve përmes një investigimi të mirëfilltë gazetaresk:
Përse armët kimike të duhet të vinin pikërisht në Shqipëri? 
Përse Kryeminstri heshti aq gjatë?
Çfarë ndodhi me të vërtet gjatë negociatave me Departamentin Amerikan të Shtetit?
Kush qëndronte pas protestave në shesh?
Si shpjegohet heshtja e gjatë opozitës?

Ky është një libër i mirëfilltë gazetaresk i modelit “instant-book” që aplikohet për herë të parë në Shqipëri.

SI JU LINDI INICIATIVA PËR NJË LIBËR TË TILLË? PSE PIKËRISHT KY TITULL?
 
Ideja më lindi menjëherë pas njoftimit publik të Kryeministrit. Kisha filluar të përgatisja një shkrim për gazetë, sepse mendoja se kishte shumë aspekte që nuk kishin dalë në dritë, që nuk ishin pasqyruar për opinionin publik. Duke shkruar kuptova se kishte shumë gjëra, shumë elementë që nuk mund të botoheshin në një shkrim gazete, kështuqë nisa të bëj një libër për të.
Përsa i përket titullit,se pse vendosa kështu, ka një arsye shumë të thjeshtë. Unë nuk mendoj se vetëm Kryeministri ka heshtur. Ne të gjithë kemi qenë dëshmitarë të një tragjedie pothuajse sociale dhe politike e cila u karakterizua nga heshtja e Kryeministrit, se pse ai nuk foli, pse ai nuk that ë vërtetën. Por realisht me librin jam munduar të bëj një përpjekje për të shpjeguar se pse Edi Rama nuk ka folur, duke zbuluar që jo vetëm ai, por  dhe shumë njerëz dhe zyrtarë të tjerë kanë heshtur, shqiptarë e të huaj. E vërteta është se disa aktorë ndërkombëtarë duhet te kishin folur dhe nuk e bënë këtë gjë.
 
ÇFARË VJEN NDRYSHE TEK LIBRI JUAJ NË PASQYRIMIN E NGJARJEVE TË ARMËVE KIMIKE?
 
Pretendimi im nuk është analizimi i zgjedhjes që bëri qeveria, nëse ajo bëri mirë  apo keq që nuk i mori armët kimike. Mendoj se kjo është detyra e lexuesit, që ta gjykojë këtë.
Kam rindërtuar gjithë hapat që kanë qenë publike dhe jo publike duke filluar nga 27 shtatori, kur Edi Rama ishte në Neë York për të ndjekur sesionin e 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e ku për herë të parë ka marrë propozimin për të marrë armët. E kam ndërtuar në mënyrë kronologjike ngjarjen dhe në të dalin në skenë shumë elemente që ishin mënjanuar ose anashkaluar.
 
KEMI TË BËJMË KËTU ME NJË STUDIM TË DOKUMENTACIONEVE DHE TË PERSONAVE PUBLIK QË KANË QËNË PJESË E NGJARJEVE?
 
Une kam ndjekur ngjarjet  si një gazetar , pra duke folur me dëshmitarët, me protagonistet, me njerëz të njohur dhe të panjohur. Kam vendosur të mos i citoj asnjëherë ata që kam intervistuar sepse jam i mendimit që qëllimi i librit nuk është të grumbullojë një seri deklaratash por serinë e fakteve.  
Nuk besoj që ka dicka që ka ngelur si enigmatike apo e pazbuluar.pastaj interpretimi përfundimtar është tjetër gje. Gjithsesi, mendoj se 90 % e së vërtetës gjendet në  libër.
 
KEMI TË BËJMË ME NJË LIBËR GAZETARESK TË MODELIT “INSTANT BOOK”, QË APLIKOHET PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI. ÇDO TË THOTË KJO?
 
Instant book është një formulë e krijuar nga gazetarët amerikënë, e më pas e përhapur masivisht në Eurpë. Ideja është që gazetari thellohet në një temë pa patur nevojën për tu shpërndarë në opinion bërje. Ka një mendim në Shqipëri se një gazetar i pjekur është më shumë i prirur drejt opinioneve dhe analizave sesa investigimit. Jam I mendimit se një gazetar i pjekur duhet të ketë dhe të tregojë njëfarë përultësie përballë fakteve. Në këtë pikëpamje ky libër është “Instant Book” sepse është botuar pas ngjarjeve duke ndjekur faktet dhe jo duke formuluar opinione.



  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë