Heshtja e Mimoza Shkodrës pas ndarjes nga Seldi, Olti Curri zbulon arsyen

Heshtja e Mimoza Shkodrës pas ndarjes nga Seldi, Olti Curri zbulon arsyen

Blogeri Olti Curri, dhe dyshja e njohur Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu

Dyshja e showbizit shqiptar u komentuan jashtë mase pas ndarjes së tyre. Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu kishin bërë dhe fejesën por krejt papritur i dhanë fund lidhjes së tyre.

Këngëtari e tha publikisht se gjithçla kishte marrë fund mes tyre, por që ai gëzonte një respekt për Mimozën dhe për familjen e saj. Ajo që u vu re ishte heshtja e Shkodrës. Mimoza nuk reagoi fare, nuk dha asnjë lloj deklarate në lidhje me këtë gjë.

I ftuar në emisionin “Rudina”, ka qenë Olti Curri, i cili ka ‘zbërthyer’ të pathënat e shoëbizit shqiptar. Mes tyre, ai theksoi se Mimoza Shkodra nuk ka reaguar pasi ka dashur të mbrojë familjen. “Ata kanë zgjedhur të mos flasin, sepse duan të lënë të qetë familjen. Më shumë sesa për veten, nga komunikimi me Seldin mësova se ai dhe Mimoza donin të mbronin familjen. Për këtë arsye, Mimoza ka zgjedhur të mos reagojë,”- tha Olti Curri.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin