Prania e tij, ç’është e vërteta si opinionist nëpër spektakle është tejmase e përfolur, madje vetë figura e Olti Currit shpesh herë është një temë diskutimi. Gazetari i njohur, kësaj radhe do i bashkohet Big Brother Vip Kosova. Ashtu si gjithnjë, Olti pritet të ‘përveshë’ mëngët për satirë e kritika, por kësaj radhe në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e emisionit ndërsa pohon se do spektakli do të nisë këtë vjeshtë. Mbetet për t’u parë sesa bujë do të shkaktojë në publik ky spektakël, i cili arriti të ‘gozhdojë’ përpara ekranit qindra e mijëra shqiptarë.
“A jeni gati? Olti Curri do të jetë opinonisti i parë i këtij edicioni të parë të Big Brother VIP Kosova . Influenca, kritikat dhe komentimet e tij kanë marrë gjithëherë vëmendjen më të madhe në rrjetet sociale, por tashmë këto veçori të tij do të jenë edhe pjesë e spektaklit që pritet të filloj këtë vjeshtë’- thuhet në njoftimin e faqes zyrtare, Big Brother Kosova.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
olti opinionist, imagjino te jape ide ky injoranti. Fatkeqsisht jetojme ne nje kohe ku vip jan perputhen dhe "njerez" te tjere qe jane te padobishem per shoqerine
Përgjigju