Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi dhe presidentin Ilir Meta, teksa ka publikuar një video të montuar në rrjete sociale, ku njëri "nxjerr dhëmbët" kurse tjetri vallëzon.

Në video është shkëputur një moment i presidentit gjatë një konference për shtyp ku kërcënon qeverinë, kurse në pjesën tjetër shfaqet Kryemadhi, duke vallëzuar me blogerin Olti Curri.

"Orë vallëzimi – Mënyra të ndryshme kërcimi nga belaja, Hyrja pa pagesë, fikni celularin”, shkroi kryeministri.

“Përgjigja do të jetë një popull i tërë ndaj ca lëtyrave", me këto fjalë të Metës nis videoja, ndërsa më pas, shfaqet Kryemadhi duke kërcyer.