Hetem Ramadani, blen pikturën e Kodrës 140.000 €

Biznesmeni miliarder Hetem Ramadani, i njohur edhe si bashkëshort i sopranos me famë botërore Inva Mula ka qenë edhe sivjet në qendër të vëmendjes në ankandin e përvitshëm të organizuar nga qendra Fëmijët e Shqipërisë që drejtohet nga zonja Liri Berisha. Një blerje me një çmim spektakolar ka lënë të gjithë të pranishmit të habitur, më shumë nga piktura, sesa vlera e paguar. Ankandi i cili nxjerr në shitje vepra të ndryshme arti, mes të cilave edhe piktura, ka si qëllim që të ardhurat shkojnë në ndihmë të fëmijëve me probleme. Në ankand blerja e një pikturë të Ibrahim Kodrës i ka kushtoi Ramadanit plot 140 mijë euro, shifër marramendëse krahasuar me të tjerat që janë shitur në po këtë ankand. Vitin e shkuar në të njëjtin ankand, biznesmeni u akuzua se kishte blerë gjatë këtij evenimenti një ikonë të rrallë të shekullit 18 të Kostandin Shpatarakun e cila rezultonte e zhdukur. Sipas investigimeve rezultoi se kjo ikonë e rrallë e krijuar mes viteve 1736-1768 u ble kundrejt 75 mijë eurove dhe rezultonte e blerë në tregun e zi.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave