Prokuroria e përgjithshme e New York ka hapur një hetim mbi fondacionin e kandidatit republikan Donald Trump.
Këto masa ndaj manjatit të pasurive të patundshme janë ndërmarrë me qëllimin për të verifikuar nëse respektohet ligji mbi të ardhurat.
Një vendim i tillë erdhi pasi ishin pikërisht mediat te vilat kishin nisur të flisnin për disa kontradikta financiare të Trump.
“Besojmë se ndoshta Fondacioni Trump është përfshirë në operacione të paligjshme” u shpreh prokurori Shnaiderman.
Ndërkohë edhe universiteti Trump është në qendër të hetimeve akuzuar për mashtrim.
Mes shumë çështjeve pjesë e hetimeve është edhe denoncimi i partisë demokratike sipas së cilës manjati i ka paguar nga fondacioni 25 mijë dollarë prokurorit i cili pak ditë para hetimit ishte shprehur se nuk do ti bashkohej cështjes mbi universitetin Trump.
Por nga ana tjetër kampi i kanidatit është mbrojtur duke thënë se kjo është një goditje e ulët nga kundërshtarët pasi prokurori i cili po merret me çështjen është një partizan i partisë demokratike dhe ka shprehur mbështetjen e tij për kandidaten Clinton.
Ndërkohë sa i përket shëndetit të ish sekretares kjo e fundit bëri me dije se do t’i rikthehet fushatës ditën e nesërme.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO