/ATSH-AFP/ - Drejtësia turke ka hapur një hetim për "propagandë terroriste" kundër grupit të fuqishëm mediatik, Dogan, që ka në pronësi të përditshmen Hurriyet dhe kanalin televiziv CNN-Turk, sipas agjencisë tukre të shtypit, Anatolie.
"Grupi akuzohet se ka publikuar pamje të pacensuruara të disa ushtarëve turq të vrarë gjatë atentateve të fundit të kryera nga Partian e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe se menjëherë më pas ka publikuar edhe foto të disa rebelëve të vrarë", thekson Anatolie.
Mes akuzave që prekin Dogan, agjencia "Anatolie" citon gjithashtu një intervistë të publikuar së fundmi të një përkrahësi të ri që i ishte bashkuar radhëve të PKK-së.
Selia e "Hurriyet" në Stamboll u sulmua dy here ditët e fundit nga përkrahës së presidentit islamiko-konservator, Recep Tayyip Erdogan.
Manifestuesit akuzonin të përditshmen se kishte deformuar disa fjalime të kryetarit të shtetit.
/Shqiptarja.com