Një kirurge nga Atlanta e SHBA është vënë nën hetim pasi u shpërndanë videot e saj në internet ku shihej duke kërcyer dhe kënduar në sallën e operimeve.

Dr Windell Boutte, kërcente dhe këndonte para trupave të ekspozuar të pacientëve.

Këta të fundit, kërkuan llogari nga kirurgia e cila kryente veprime të pazakonta, ndërsa ata ishin nën anestezi.

“Kjo është shfaqja e pacientit, në mënyrën më të ulët”, ka thënë avokatja e njërit prej pacientëve të dëmtuar.

Në anën tjetër, kirurgia specialiste nuk ka dhënë ndonjë deklaratë, por detyrohet që së shpejti t’i përgjigjet autoriteteve.