Hetime mbi vlerësimin e pasurive, Trump, Ivanka dhe Donald Jr thirren për të dëshmuar në prokurori

Hetime mbi vlerësimin e pasurive, Trump, Ivanka dhe Donald Jr thirren për të dëshmuar në prokurori

Donald Trump dhe Ivanka

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letitia James ka lëshuar së fundmi një fletëthirrje ndaj ish-Presidentit Donald Trump dhe dy fëmijëve të tij më të mëdhenj, për të dëshmuar në lidhje me një hetim civil në vazhdim e sipër, mbi praktikat e biznesit të familjes së tij.

Fletëthirrjet drejtuar zotit Trump, djalit të tij, Donald Trump Jr dhe vajzës Ivanka Trump, rrjedhin nga një hetim "mbi vlerësimin e pasurive në pronësi ose të kontrolluara" nga zoti Trump si dhe kompania e tij, Organizata Trump.

Agjencia ‘Associated Press’ njoftoi se ka kërkuar komente mbi këto zhvillime nga avokatët e familjes Trump dhe zonja James.

Përpjekja e Prokurores të Përgjithshëm për të siguruar dëshmi nga ish-presidenti u njoftua në dhjetor. Ajo çka është e re në dosjen gjyqësore të bërë publike të hënën është fletëthirrja drejtuar Ivanka Trump-it dhe Donald Trump Jr-it.

Familja Trump pritet të paraqesë një ankimim në përpjekje për t’i anuluar fletëthirrjet, duke nisur një luftë ligjore e ngjashme me atë që u zhvillua vitin e kaluar pasi zyra e zonjës James thirri një tjetër nga djemtë e zotit Trump.

Muajin e kaluar zoti Trump paraqiti një padi ndaj zonjës James, duke kërkuar t'i jepej fund hetimit, pasi Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi atij të paraqitej për të dëshmuar më 7 janar. Në padinë e zotit Trump, paraqitur në gjykatën federale, pretendohet se hetimi ka shkelur të drejtat e tij kushtetuese në një "përpjekje të fshehtë për ta dëmtuar publikisht atë (Trump-in) dhe bashkëpunëtorët e tij".

Zonja James, një përfaqësuese e Partisë Demokrate, ka shpenzuar më shumë se dy vjet duke analizuar nëse Organizata Trump ka mashtruar bankat apo administratën e taksave në lidhje me vlerën e pasurive të tij, duke i fryrë ato për të siguruar kushte të favorshme kredie ose duke i minimizuar, për të përfituar ulje nga taksat.

Hetuesit morën në pyetje vitin e kaluar një nga djemtë e zotit Trump, drejtuesin ekzekutiv të Organizatës Trump, Eric Trump. Fillimisht avokatët e tij e anuluan dëshminë e planifikuar, por pas një vendimi gjykate Eric Trump u detyrua të dëshmonte.

Megjithëse hetimi civil është i ndarë nga një hetim penal që po drejtohet nga zyra e prokurorit të qarkut të Manhatanit, zyra e zonjës James ka qenë e përfshirë në të dyja. Në fillim të këtij viti, ish-Prokurori i qarkut Cyrus Vance Jr. siguroi qasje tek të dhënat tatimore të manjatit të pasurive të paluajtshme pas një beteje shumëvjeçare e cila përfundoi dy herë në Gjykatën e Lartë./ VOA

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë