HETIMET/ 770 pallate, shkolla e banesa në Prokurorinë e Tiranës, problem pallatet para '90-ës në Vorë

TIRANE - 770 objekte përfshi pallate, shtëpia private, ndërtesa dhe njësi shërbimi në qarkun Tiranë përfshi edhe Vorën e Kavajën do t'i nënshtrohen procesit të verifikimit me grup hetimor. ReportTv ka siguruar dosjen e plotë të objekteve të cilat janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 ku rezulton se Vora dhe Tirana kanë numrin më të madh të dëmtimeve.

Prokuroria e Tiranës është duke vijuar hetimet për ndërtimet që u shembën dhe që pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit për të zbuluar kështu ato raste ku fajtorë janë ndërtuesit me punime abuzive dhe ato raste ku dëmet nuk kanë shkuar deri të strukturë të godinës, që rrjedhimisht i përjashton ndërtuesit nga përgjegjësia penale.

Nga verifikimet e bëra deri më tani në terren, në qarkun e Tiranës, nga ekspertë të huaj e shqiptarë, grupet e emergjencës, policia e prokuroria, rezultojnë 770 godina të cilësuara të pabanueshme dhe që duhen shembur. 383 janë pallate të ndërtuara para viteve '90, që përbëjnë edhe numrin më të lartë të godinave me probleme, 35 janë pallate pas këtyre vite, 25 të tjerë janë pallate për të cilët ende nuk është siguruar dokumentacioni për vitin e tyre të ndërtimit, 4 janë shkolla dhe 320 janë banesa.

Nga 383 pallatet me dëme para viteve '90, 371 janë në bashkinë e Vorës. Ndërsa në Kavajë janë 5 të tillë, por dëmet më të mëdha janë bërë në shkolla, 3 të dëmtuara që do të shemben.

Grupet e punës në terren caktojnë nëse godinat janë të banueshme ose jo, nëse dëmet janë të riparueshme ose ajo apo nëse godinat duhen shembur. Nëse ka dyshime, vendimi përfundimtar merret në fazën e tretë ku ekspertët bëjnë ekzamimime të të thelluara me pajisje të posaçme.

Për 3 pallate në kombinat, sipas prokurorisë, janë bërë veprimet hetimore dhe janë marrë dosjet me materialet.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta thotë se rezultatet e hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, mund të dalin ditët e para të janarit.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre