Hetimet e SPAK për Ilir Metën dhe profecia e Sali Berishës se do ta kalojë jetën prapa hekurave, pse shtatori mund të jetë përvëlues për ish presidentin 

Hetimet e SPAK për Ilir Metën dhe profecia e Sali Berishës se do ta kalojë jetën prapa hekurave, pse shtatori mund të jetë përvëlues për ish presidentin 

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Report Tv ka mësuar zyrtarisht se SPAK ka regjistruar të paktën tre procedime penale për disa kallëzime ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe rrethit të tyre, për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie, mashtrim me deklaratën e pasurisë etj. Edhe pse protagonist i kallëzimeve penale është Ilir Meta, procedimet penale janë regjistruar fillimisht pa një emër konkret që i atribuohet vepra penale, duke ia lënë hetimit për të nxjerrë në vijim personat e implikuar. 

Report Tv ka parë pjesërisht materialet penale që janë referuar në SPAK për Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Petrit Vasilin, Muharrem Berishën, Elona Gurin etj., bashkë me provat shoqëruese, prova të cilat kanë bindur paraprakisht prokurorët për të nisur hetimet. Një nga provat dhe faktet që mund ta veshë Ilir Metën me statusin e të pandehurit është lobimi në SHBA me qindra mijëra euro, para këto të provuara me dokumente që janë shpenzuar, por që nuk janë deklaruar askund, as në KQZ dhe as në ILDKPKI. 

Por, lobimi me para që nuk u dihet burimi, është vetëm një element komprometues në dosjet që janë referuar për Metën në SPAK. Në materialin kallëzues ngrihen dyshime të forta për pronësinë e godinës së LSI, lëvizje të parave jashtë vendit, skema pastrimi parash, përdorim të pushtetit për pasurim familjar etj. 

Në vjeshtë, hetimet e SPAK pritet të qartësojnë rolin e Metës në çështjen e lobimit me para të pajustifikuara dhe akuzat e tjera të pretenduara. Si për ironi, dy ditë më parë, Ilir Meta tha se shtatori do të jetë përvëlues për korrupsionin. 

“Edhe pse ju duket gushti pak si i nxehtë të jeni të sigurt që shtatori, do të jetë përvëlues për këtë sekt të korruptuar, për këtë sekt që ka humbur çdo lidhje me vendin dhe qytetarët, me hallexhinjtë, me njerëzit e zakonshëm”, tha Meta. 

A mund të jetë shtatori përvëlues për vetë Ilir Metën? Sali Berisha, sot aleati kryesor politik i Ilir Metës, ka deklaruar në gusht të vitit 2001 se Meta do ta mbyllë jetën e tij prapa hekurave. 

“Për PD, Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura. Në historinë e vendit, ky mbetet njeriu që me bandat e tij, ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit, të trafiqeve të skllavërisë së seksit, të fëmijëve të drogës dhe armëve. Mbi këta të dy (për Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij) rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas malit të Dajtit. Nuk do të jetë e largët dita kur Ilir Meta do ta mbyllë jetën e tij pas hekurave të burgjeve”, deklaronte Berisha për elatin e tij aktual Ilir Metën.

A do të përmbushet profecia e Sali Berishës për Ilir Metën? Gjithçka mbetet për t’u parë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/08/2022 01:47

    Te shohim nese SPAKU do t'i shkoje kesaj ceshtje deri ne fund,apo do te shpalle //moskopetence// sic e ka zakon!

    Përgjigju
  • Vagsh: 12/08/2022 21:54

    Ja dhe shou i rradhes nga klaunet e talentuar te politikes shqiptare. Njeri me hund kuq dhe i murrme se tjatri. Futet Liken, jua futi nga qelia. Kete e dini juve prandaj mos pellisni kot se do futen ne burg saliu me liken. Do terheqin kemben zvarre re derra. S’keni kellqe ju per keto pune. Ju jeni vetem per banane.

    Përgjigju
  • Ahmet Beni: 12/08/2022 19:06

    pah sa i ka djeg qeverise puna inceneratoreve...

    Përgjigju
  • Lushka: 12/08/2022 19:04

    Te ishte se do hynin ne burg do kishin Hyre keta para 10 vjetesh do ishin kalbur por me sa duket spak- he organet kompetente tundin zinxhirin edhe hajde hajde ku do e kene funding... Zhurme si perhere buje e madhe ne fund asgje...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori