Hetimet e UEFA-s, Manchester City mund të përjashtohet nga 'Champions League'

Hetimet e UEFA-s, Manchester City mund të përjashtohet nga 'Champions League'

Manchester United

Sezoni për Manchester City-n deri më tani ka shkuar ashtu siç duhet, por klubi anglez mund të tronditet në ditët në vijim për shkak të një vendimi të UEFA-s. Institucioni më i madh I futbollit në Europë ka hapur një hetim për “qytetarët”, të cilët pretendohet se kanë shkelur rregullat e “Fair Play Financiar”.

Në fakt ishin dokumentat e “Football Leaks” të publikuara në gazetën “Der Spiegel” ato që nxitën UEFA-n të hetonte klubin shumë të pasur të “Premier League”. Thuhet se Manchest City në një marrëveshje sponsporizimi ka përfituar 60 mln paund nga “Etihad Airlanes”, por në të vërtetë sipas “Football Leaks” këto para kanë ardhur nga pronarët e klubit, Abu Dhabi United Group (ADUG).

Manchester City më parë është dënuar nga UEFA në vitin 2014 për shkelje të “Fair Play Financiar”, por në atë kohë gjoba prej 49 mln paundësh u ul në 19 mln paund. Sipas mediave ndërkombëtare City nëse këtë herë gjendet sërish fajtor me shumë mundësi sezonin e ardhshëm nuk mund të luajë në “Champions League”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK