Policia greke e Janinës dhe Thesprotisë ka ngritur gjithashtu dyshimin se i dënuari mund të tentojë të hyjë në Shqipëri, ndërsa policia është në gatishmëri përgjatë kufirit greko-shqiptar.
Sipas informacioneve nga mediat greke, bashkëpunëtorët që ndihmuan shqiptarin e burgosur mendohet të kenë pritur në spital rreth gjysmë ore më herët.
I burgosuri shqiptar po transportohej drejt spitalit të Nafplios për tu mjekuar, ndërsa shoqërohej nga disa roje. Ndërkohë, dy persona të armatosur kërcënuan rojet duke shtënë në ajër, ndërsa morën 40 vjeçarin, të identifikuar nga mediat greke si Tedredi Alkibiadi, në një makinë tip Audi.
I arratisuri shqiptar ishte i dënuar me 20 vite në burgun e Nafplios për përfshirje në banda kriminale dhe në vjedhje, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
