TIRANE - Kërkesa e Prokurorisë së Barit drejtuar autoriteteve shqiptare për të mos kryer asnjë veprim në bordin e tragetit “Norman Atlantic” pasi hetimet do të kryhen nga pala italiane ka qenë tema e një bisede të zhvilluar mesditën e sotme ndërmjet kryeministrit të vëndit Edi Rama dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Takimi ndërmjet kryeminsitrit dhe kreut të akuzës është zhvilluar në ambjentet e Hotel Sheraton, ndërsa jo zyrtarisht burime pranë akuzës konfirmuan për A1 Report se biseda është fokusuar në procedurat juridike që shtetit shqiptar duhet të ndjekë me palën italiane në lidhje me hetimet për tragjedinë në Adiratik.

Kryeprokurori Llalla mësohet të ketë informuar Ramën në lidhje me detajet e kërkesës së Prokurorisë së Barit e cila veç të tjerash ka kërkuar që pas lejes së palës shqiptare për sekuestrimin e tragetit si provë materiale ai më pas të transferohet drejt portit të Brindësit.

Takimi i Llallës me Ramën është zhvilluar në mesditë pak minuta para se kryeministri Rama të priste në një ceremoni zyrtare kryeminsitrin e italisë kun ë një sërë temash për diskutim ka qenë dhe tragjedia në adriatik.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)