3.4 mln € në dy automjete 'Toyota', Prokuroria kërkon informacion nga tre shtete

Prokurorja Dolores Musabelliu e cila po heton dosjen e 3.4 milionë eurove të fshehura në dy automjete "Toyota Auris" kërkon nga Belgjika, Anglia dhe Italia të dhëna për shtetasit e dyshuar në pastrim parash dhe dyshimet se janë përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikut të drogës.

Këto letërporosi të dërguara nga hetuesit shqiptarë do të mbledhin të dhëna për aktivitetin dhe lidhjet e të proceduarve jashtë vëndit nga ku është edhe origjina e 3.4 milion eurove. Aktualisht krimet e rënda janë duke hetuar të proceduarit mes tyre Edi Likën, Klevi Likën, Agim Çeka dhe Alban Mollaymeri si dhe në mungesë kushërinjt Alfred dhe Elvis Vladi.

Fillimisht ky procedim u nis nga akuza e Durrësit por më pas në kuadër të grupit të strukturuar kriminal hetimet u transferuan tek krimet e rënda. Edhe pse janë pyetur disa herë, të ndalurit mohojnë lidhjet dhe dijeninë se në kamionin që solli makinat nga Belgjika të kishin vendosur 3.4 milion euro.

Nga verifikimet që policia dhe prokurorët kanë bërë në sistemin TIMS rezulton se kushërinjtë Vladi nuk kanë dalë nga Shqipëria, ndërsa dyshohet se ata mund të jenë larguar ilegalisht që pas sekuestros së automjeteve me para. Nga dosja e siguruar nga Report Tv gjatë vlersimit të masës së sigurisë në Gjykatën e Durrësit rezulton se Mollaymeri në momentin e ndalimit të automjeteve nga policia kish njoftuar në telefon Afrim Vladin, tashmë të shpallur në kërkim.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë