Të gjitha nenet për të cilat akuzohet Arben Ahmetaj, ja sa vite burg rrezikon ish Zv. kryeministri

Të gjitha nenet për të cilat akuzohet Arben Ahmetaj, ja sa vite burg rrezikon ish Zv. kryeministri

1681459401_1678459066finalprojekt.00013305.Still018.jpg

SPAK ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Në Kuvend kanë mbërritur dy kërkesa, një për vendosjen e masën së sigurisë dhe një për të ushtruar kontroll në shtëpinë deputetit apo edhe për të kontrolluar tabulatet e tij telefonike.

Ish-ministri rezulton person i marrë nën hetim për tre vepra penale. Por sa vite burg rrezikon Ahmetaj nëse do të provohej se ishte fajtor dhe do të dënohej? Ish-ministri Ahmetaj akuzohet për refuzim dhe mosdeklarim pasurie vepër penale për të cilën nëse do të gjendet fajtor rrezikon të dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Ish-ministri akuzohet edhe për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë dhe nëse do të shpallej fajtor do të rrezikonte deri në 12 vite burg. Ahmetaj akuzohet edhe për pastrim të parave e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal vepër penale për të cilën Ahmetaj rrezikon deri në 15 vite burg.

Neni 257/a Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim

Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim

Refuzimi për deklarimin ose mosdeklarimi i pasurisë, interesave privatë të personave të zgjedhur ose nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim sipas ligjit, kur më parë janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj. Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Neni 260: Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë

Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet.

Neni 287: Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale

Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, nëpërmjet:

a) këmbimit ose transferimit të pasurisë, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të saj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;

b) fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë, burimit, vendndodhjes, disponimit, zhvendosjes, pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penal ose i veprimtarisë kriminale;

c) fitimit të pronësisë, posedimit ose përdorimit të pasurisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;

ç) kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave;

d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;

dh) këshillimit, ndihmës, nxitjes ose thirrjes publike për kryerjen e secilës prej veprave të përcaktuara më sipër;

- dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.


Lajmi kryesor:

SPAK kërkesë Kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetajt, akuzohet për korrupsion në 6 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie! Nesër mblidhet Këshilli i Mandateve


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë