Kelmend Balili, drejtor i Transportit Rrugor në Sarandë, i gjendur nën akuzën e autoriteteve greke si “Baroni i Ballkanit”, ka blerë nga sindikatat, Kampin e Punëtorëve. 

Ish-Kampi i Punëtorëve, sot është resorti luksoz "Santa Quaranta" në Sarandë, në pronësi të nipit të tij, kryetar i Bashkisë së Delvinës, Rigels Balili. 

Hetimi ndaj Kelmend Balilit në Greqi, është bërë nga “DEA” amerikane dhe policia greke.
 
Në këtë hetim, DEA amerikane e policia greke, janë asistuar edhe nga policia shqiptare. 

Kelmend Balili (majtas), ish-kampi i punëtorëve (djathtas)
(Ish-kampi i punëtorëve)

santa quarata
(Resorti ‘Santa Quaranta’ )


Kelmend Balili është shpallur në kërkim nga policia greke me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Nisur nga akuzat e ngritura nga policia greke, mediat e vendit fqinj i kanë vënë atij nofkën “Eskobari i Ballkanit” dhe se zotëron një pasuri, nga trafiku i drogës, që është në gjendje të mbulojnë edhe borxhin e Greqisë.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com