VIDEO/ Hetimet për CEZ-DIA, Agron Çela thirret në SPAK! Deputeti: S'di asgjë, me Metën marrëdhënie shumë të mira! Kastriot Ismailaj nuk e njoh

TIRANË- Hetimet për aferën CEZ-DIA kanë çuar në dyert e SPAK deputetin Agron Çela. Ky i fundit është thirrur nga Prokuroria e Posaçme për t’u marrë në pyetje për këtë aferë që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm mbi 414 mln euro. Deputeti Agron Çela aktualisht është pjesë e grupit të Partisë Socialiste, por më parë ka qenë deputet i Partisë së Lirisë dhe një nga njerëzit e afërt të Ilir Metës.

Marrja e tij në pyetje ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta, por teksa doli nga SPAK, Çela tha për gazetarët se nuk di asgjë për këtë proces dhe se ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme për punët e tij. Ish-deputeti i PL mohon të jetë pyetur për Ilir Metën dhe tha se ka marrëdhënie të mira me të por sa i takon Kastriot Ismailjat ai thotë se nuk e njeh.

Jeni pyetur për CEZ-DIA? Jo nuk e njoh kush është. Për Ilir Metën s’më ka pyetur askush asgjë. Ilir Metën e njeh gjithë bota kam marrëdhënie shumë të mira. Kastriot Ismailaj se njoh kush është ky.

Çela është thirrur një javë pasi Prokuroria e Posaçme mori në pyetje për këtë aferë Ilir Metën. Ky i fundit i cilësoi hetimet si një telenovelë dhe hodhi akuza se çështja po përdoret politikisht nga Edi Rama me kallëzues të rremë, referuar këtu juristit Romeo Kara.

Agron Çela kaloi nga radhët e Partisë së Lirisë në grupin e PS në dhjetor të vitit 2022, bashkë me kreun e degës së PL në Shkodër, Edmond Ndou.

Afera CEZ-DIA
Skandali i ka fillesat në vitin 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, ndërsa në vitin 2013, kur socialistët morën pushtetin, u bë ndërprerja e kontratës abuzive. Prishja e kësaj marrëveshje që i shkaktoi buxhetit një dëm mbi 414 mln euro, u bë me argumentin se CEZ nuk kishte bërë asnjë prokurim për të importuar energji elektrike në vjeshtën e 2012, dhe në këto kushte e gjithë kërkesa për energji elektrike përballohej nga rezerva e kaskadës se Drinit.

Për këtë aferë u dënua vetëm Ismailaj, i cili ka kryer dënimin, për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, ku me falsifikim të dokumenteve arriti të përvetësojë nga kompania CEZ, rreth 5 milionë euro për një shërbim të cilin s’e kishte kryer. Kjo dosje e nxehtë për dyshen Berisha-Meta është rikthyer në SPAK. Afera CEZ-DIA për mbledhjen e rreme të borxheve me faturat e papaguara nga abonentët, nisi të zbatohej pas finalizimit të mega aferës së shitjes së OSSH tek CEZ nga qeveria Berisha. Nuel Kalaj ishte sekseri mes CEZ dhe qeverisë Berisha për privatizimin e 75 % të aksioneve të OSSH nga çekët. Negociatat rezultuan të përfshirë edhe djalin e ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Implikimi i Metës në aferën CEZ-DIA
Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, ka dëshmuar se Ilir Meta ka rekomanduar Kastriot Ismailajn me kompaninë DIA si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ. Dritan Prifti, një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës, ka rrëfyer se Meta pati udhëtuar në Çeki për të negociuar kontratën për Kastriot Ismailajn, të cilin e konsideronte si një person me dosje. Hetuesit mund të konfirmojnë udhëtimet e Metës në Çeki, por edhe çështjet e diskutuara. Ndërkaq, vetëm në një rast, 1 ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit 2019, Meta i kërkon Kastriot Ismailajt, 200 mijë (besohet euro) me urgjencë. Gruaja e Kastriot Ismailajt, Vojsava, ka rrëfyer lidhjet e forta mes Ilir Metës dhe bashkëshortit të saj. Ajo ka treguar për vizitat familje dhe SMS-të që Meta i niste Kastriot Ismailajt duke i kërkuar para.

Në shtator të vitit 2015, Sali Berisha deklaronte në Parlament se Ilir Meta nuk kishte pasur asnjë tagër për të negociuar kontratën CEZ-DIA në Pragë. Në dosjen e dënimit të Kastriot Ismailaj me 11 vite burg, dënim i konfirmuar nga të gjitha shkallët e gjykatave, prokuroria ka konstatuar se qëllimi i Kastriot Ismailaj nuk ka qen mbledhja e borxhit të për llogari të CEZ dhe as kryerja e ndonjë pune reale, por vjedhja e parave tё CEZ, sigurisht në bashkëpunim me CEZ, pasi CEZ nuk humbiste asgjë, por xhepat e shqiptarëve. Ismailaj paraqiste fatura fiktive, merrte paratë nga CEZ dhe më pas CEZ favorizohej nga qeveria Berisha-Meta. Pasi Ilir Meta u bashkua me PS, në vitin 2015, Sali Berisha e ktheu në kauzë implikimin e Metës në çështjen CEZ-DIA, kërkoi dorëheqjen dhe hetimin e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:29
Agron Çela pyetet mbi 1 orë në SPAK për aferën CEZ-DIA: Nuk di asgjë, Kastriot Ismailaj nuk e njoh! Me Metën marrëdhënie shumë të mira

 

Deputeti Agron Çela ka dalë nga SPAK. Rreth 1 orë e 30 minuta ka qëndruar në SPAK ku është pyetur për aferën CEZ-DIA. I pyetur nga gazetarët se përse ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme, Çela ka thënë se ishte për punët e tij.

“Jeni pyetur për CEZ-DIA? Jo nuk e njoh kush është. Për Ilir Metën s’më ka pyetur askush asgjë. Ilir Metën e njeh gjithë bota kam marrëdhënie shumë të mira. Kastriot Ismailaj se njoh kush është ky.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodra: 14/11/2023 16:30

    Ky hajduti ka zaptu lulishten ne qender te shkodres edhe gjimnazit ja ka zan krejt pamjen , Tash tuj zaptu kafen e madhe ne qender te shkodres , ky pis maskara bashk me vlleznit e tij I njef mire tan shkodra

    Përgjigju
  • Polic: 14/11/2023 16:15

    Ka zaptu lulishten kryesore ne shkoder I ka marr frymen gjimnazit kryesor te qytetit , Tash don me zaptu kafen e madhe....o popull thik ne fyt maskarait te ilir metes

    Përgjigju
  • Polic #: 14/11/2023 13:58

    Ky të përgjigjet sepse ka zaptuar lulishten kryesore të qytetit me rastin e zgjedhjeve të fundit. Një nga 4 familjet mafioze të Shkodrës dhe e zgjedhim deputet!

    Përgjigju
  • zdralja mu te peshku: 14/11/2023 12:43

    mje nga ajdutet dhe mafiozet e shkodres koke e kembe ilir meta te dy te flliqur ne mekate

    Përgjigju
  • Adi: 14/11/2023 11:14

    Nëse edhe mua më arrestojnë, do e besojmë që je i pastërt xhevahir! Për momentin jam duke bërë muzikë me çifteli, në pritje të burgosjes! Nëse nuk ndodhë gjë me mua sot dijeni që ky fyelli është fajtor!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Tensione para bashkisë së Tiranës, Protestuesit përplasen me policët, i hedhin gardhin metalik

Tensione para bashkisë së Tiranës, Protestuesit përplasen me policët, i hedhin gardhin metalik