TIRANË- Hetimet për CEZ-DIA e rikthyen Ilir Metën sërish në dyert e SPAK, një aferë që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm mbi 414 mln euro. Për mbi dy orë, prokurorët morën në pyetje ish-presidentin dhe Kreun e Partisë së Lirisë, ndërsa në dalje të SPAK, ai sulmoi denoncuesin e kësaj afere, Romeo Kara. Hetimet i cilësoi thjesht një telenovelë duke thënë për mediat se çështja është gjykuar dy herë, por është rihapur sërish nga një kallëzues i rremë (Romeo Kara).

“Telenovelën CEZ-DIA. Është telenovelë që është gjykuar 2 herë dhe është rihapur në dhjetor të 2019-ës nga një kallëzues i rremë i cili është dënuar 2 herë nga gjykata për shpifje dhe një herë nga gjykata për dhunë në familje”- tha Meta.

"Romeo Kara punonjës i OSHEE, përdoret nga regjimi per shpifje. Në procesin e parë nuk ka përmendur emrin tim, më pas për arsyet e tij më ka përmendur", u shpreh Meta. 

Meta tha se nuk ka asnjë akt apo vendim nga ana e tij si ministër i Ekonomisë asokohe, që e implikon në këtë aferë,

Nuk ekziston asnjë akt, asnjë shkresë, asnjë dokument, asnjë urdhër, asnjë iniciativë për ligje apo akte nënligjore dhe gjithçka tjetër nga Ilir Meta nga posti i zv/ kryeministrit apo ministrit të Ekonomisë në interes të askujt, përfshirë DIA-n dhe CEZ-in" tha Meta.

Meta tha se kjo dosje po përdoret politikisht nga Edi Rama për të larguar vëmendjen nga skandalet e qeverisë.

"Diktohet politikisht nga Rama për të shmangur vëmendjen nga skandale, për të spostuar vëmendjen në thashetheme që kanë të bëjnë me 15 vite më parë. Marrjet në pyetje janë bërë në mode se kemi një qeveri që dëshiron të shmangë vëmendjen nga skandale, që tek inceneratori. Jam këtu, do djem transparent për çdo akt vendimmarrje që kam marrë në të kaluarën", u shpreh Meta.", tha Meta. 

Meta iu përgjigj edhe pyetjes nga gazetarët nëse pozita e tij përballë drejtësisë mund të rëndohet

“Nuk më habit asnjë keqpërdorim i institucioneve te drejtësisë, unë jam këtu përballe jush e qytetarëve për të gjithë shqiptarëve”, vijoi Meta.

Akuzave të Metës pas dëshmisë në SPAK, iu përgjigj denoncuesi i rastit, Romeo Kara.

Likja kishte gjithë kohën e duhur, për të më kallëzuar për kallëzim të rremë, por, kurrë nuk e bëri, pasi besoi se, kurrë nuk do te vinte dita e se vërtetës për të. E këshilloj te interesohet ne Gjykatën e Apelit Tirane, për t'u informuar për pafajësinë time. Kjo çështje, korrupsioni i aferës DIA-CEZ, nuk është hapur dhe mbyllur asnjë here me pare edhe pse ka mbi gjashte vjet ne prokurori. Pra është Meta që gënjen, shpif dhe mikson çështjet, sipas interesit te tij. Megjithatë, duhet t'a kuptojme se, realisht është ne hall te madh...", shkroi Kara. 

Afera CEZ/DIA

Skandali i ka fillesat në vitin 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, ndërsa në vitin 2013, kur socialistët morën pushtetin, u bë ndërprerja e kontratës abuzive. Prishja e kësaj marrëveshje që i shkaktoi buxhetit një dëm mbi 414 mln euro, u bë me argumentin se CEZ nuk kishte bërë asnjë prokurim për të importuar energji elektrike në vjeshtën e 2012, dhe në këto kushte e gjithë kërkesa për energji elektrike përballohej nga rezerva e kaskadës se Drinit.

Për këtë aferë u dënua vetëm Ismailaj, i cili ka kryer dënimin, për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, ku me falsifikim të dokumenteve arriti të përvetësojë nga kompania CEZ, rreth 5 milionë euro për një shërbim të cilin s’e kishte kryer. Kjo dosje e nxehtë për dyshen Berisha-Meta është rikthyer në SPAK. Afera CEZ-DIA për mbledhjen e rreme të borxheve me faturat e papaguara nga abonentët, nisi të zbatohej pas finalizimit të mega aferës së shitjes së OSSH tek CEZ nga qeveria Berisha. Nuel Kalaj ishte sekseri mes CEZ dhe qeverisë Berisha për privatizimin e 75 % të aksioneve të OSSH nga çekët. Negociatat rezultuan të përfshirë edhe djalin e ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Implikimi i Metës në aferën CEZ-DIA

Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, ka dëshmuar se Ilir Meta ka rekomanduar Kastriot Ismailajn me kompaninë DIA si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ. Dritan Prifti, një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës, ka rrëfyer se Meta pati udhëtuar në Çeki për të negociuar kontratën për Kastriot Ismailajn, të cilin e konsideronte si një person me dosje. Hetuesit mund të konfirmojnë udhëtimet e Metës në Çeki, por edhe çështjet e diskutuara. Ndërkaq, vetëm në një rast, 1 ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit 2019, Meta i kërkon Kastriot Ismailajt, 200 mijë (besohet euro) me urgjencë. Gruaja e Kastriot Ismailajt, Vojsava, ka rrëfyer lidhjet e forta mes Ilir Metës dhe bashkëshortit të saj. Ajo ka treguar për vizitat familje dhe SMS-të që Meta i niste Kastriot Ismailajt duke i kërkuar para.

Në shtator të vitit 2015, Sali Berisha deklaronte në Parlament se Ilir Meta nuk kishte pasur asnjë tagër për të negociuar kontratën CEZ-DIA në Pragë. Në dosjen e dënimit të Kastriot Ismailaj me 11 vite burg, dënim i konfirmuar nga të gjitha shkallët e gjykatave, prokuroria ka konstatuar se qëllimi i Kastriot Ismailaj nuk ka qen mbledhja e borxhit të për llogari të CEZ dhe as kryerja e ndonjë pune reale, por vjedhja e parave tё CEZ, sigurisht në bashkëpunim me CEZ, pasi CEZ nuk humbiste asgjë, por xhepat e shqiptarëve. Ismailaj paraqiste fatura fiktive, merrte paratë nga CEZ dhe më pas CEZ favorizohej nga qeveria Berisha-Meta. Pasi Ilir Meta u bashkua me PS, në vitin 2015, Sali Berisha e ktheu në kauzë implikimin e Metës në çështjen CEZ-DIA, kërkoi dorëheqjen dhe hetimin e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:53
Juristi që bëri kallëzimin për CEZ-DIA i përgjigjet Metës: Je në hall të madh! Edhe po të isha dënuar 100 herë, e drejta ime të denoncoj korrupsionin tuaj

1699442210_page.jpg

Juristi Romeo Kara, i cili ka bërë kallëzimin për CEZ-Dia-n në SPAK ka reaguar për sulmin që i bëri Ilir Meta, i cili e quajti si një kallëzues të rremë. Në një postim në Facebook, Romeo Kara shkruan se Meta është në hall të madh, ndërsa thotë se ish-presidenti kishte gjithë kohën për ta kallëzuar për kallëzim të rremë, por nuk e ka bërë.

Ndërsa shton se edhe sikur të ishte dënuar 100 herë, kjo nuk i heq të drejtën për të kallëzuar korrupsionin e pushtetarëve apo ish-pushtetarëve.

Meta tha se juristi Romeo Kara po përdoret nga Edi Rama. 

"Likja kishte gjithë kohen e duhur, për të me kallëzuar për kallëzim të rremë, por, kurrë nuk e bëri, pasi besoi se, kurrë nuk do te vinte dita e se vërtetës për të. E këshilloj te interesohet ne Gjykatën e Apelit Tirane, për t'u informuar për pafajësinë time.

Edhe nëse do te isha i dënuar 100 here, për çfarëdo lloj vepre penale qofte, ligji nuk ma heq te drejtën, për te kallëzuar çdo vepër penale, përfshirë edhe korrupsionin e pushtetarëve dhe ish pushtetarëve.

Përkundrazi, moskallëzimi do te ishte realisht vepër penale.

Kjo çështje, korrupsioni i aferës DIA-CEZ, nuk është hapur dhe mbyllur asnjë here me pare edhe pse ka mbi gjashte vjet ne prokurori. Pra është Meta qe gënjen, shpif dhe mikson çështjet, sipas interesit te tij. Megjithate, duhet t'a kuptojme se, realisht është ne hall te madh...", shkruan ai.

Ora 11:35
A është gati të përballet me drejtësinë? Përgjigjet Meta: SPAK është aktivizuar për 100 denoncime

 

Pas dy orësh dëshmi në SPAK Ilir Meta tha se Prokuroria e Posaçme po heton për një sërë denoncimesh, ndërsa akuzoi dhe SPAK se hetimet po I bën të orientuara.

Pyetje: A është gati të përballet me drejtësinë?

Ilir Meta: “Mos kini asnjë shqetësim. Do të përballemi edhe me ju edhe me drejtësinë e çdo të vërtetë”

Pyetje: SPAK është aktivizuar dhe për dy denoncime të tjera të cilat ka dërguar letërporosi jashtë vendit?

Ilir Meta: Është aktivizuar për 100 denoncime problem është se nuk është inceneratori. Nuk kam marrë asnjë informacion për kallëzimet e mia.

Ora 11:34
Afera CEZ-DIA, Meta në SPAK: Asnjë akt apo vendim që më implikon

 

Pas daljes nga SPAK, ku u pyet për dy orë për aferën CEZ-DIA, Ilir Meta tha se nuk ka asnjë akt apo vendim nga ana e tij si ministër i Ekonomisë asokohe, që e implikon.

"Kam dhënë shpjegim në të kaluarën, para opinionit publik. Asnjë akt shkresë dokument, vendim nga ana e Metës si zv.kryeministër dhe ministër i ekonomisë apo në pozita të tjera në interes të askujt. Diktohet politikisht nga Rama për të shmangur vëmendjen nga skandale, për të spostuar vëmendjen në thashetheme që kanë të bëjnë me 15 vite më parë. Marrjet në pyetje janë bërë në mode se kemi një qeveri që dëshiron të shmangë vëmendjen nga skandale, që tek inceneratori. Jam këtu, do djem transparent për çdo akt vendimmarrje që kam marrë në të kaluarën", u shpreh Meta.

Ora 11:28
Afera CEZ-DIA, Meta del pas dy orësh nga SPAK: Po përdoret nga Edi Rama për të hequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përfunduar marrjen në pyetje në SPAK për aferën Cez Dia. Pas rreth dy orësh në SPAK, Meta tha se kjo çështje po përdoret politikisht nga Edi Rama për të hequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë,.

"Është rihapur në dhjetor 2019 me një kallëzues i cili është dënuar një dy herë për shpifje, një person që ka qenë punonjës i DIA-s, tani është i OSHHE dhe përdoret nga regjimi për shpifje, një person që ka dhënë në gjykatë një dëshmi ku asgjëkundi s’ka përmend emri im dhe me pas për arsye të problemeve që ka patur është përdorur për këtë çështje. Përgjigja ime është përsëri ajo që kam thënë para që po them përsëri dhe do ta theksoj, nuk ekziston asnjë akt, shkresë dokumentim, asnjë urdhër asnjë iniciativë për ligje, akte nënligjore, nga meta si ministër i ekonomisë në interes të askujt, përfshirë këtu edhe DIA-n, edhe CEZ-in. Ministria e Ekonomisë e ka denoncuar vendimin e ERE që favorizonte CEZ në dhjetor të vitit 2012 për çmimin e blerjet të energjisë. Isha si person që ka dijeni për rrethana të caktuara. U pyeta për detaje të ndryshme që s’kanë asnjë rëndësi", tha Meta.