Hetimet për Gërdecin përfunduan me Mediun? Avokati i familjes Durda: Mbetet në dorë të GJKKO! Provat janë aty, s’ka vetëm shpërdorim detyre

Provat për ta gjykuar Fatmir Mediun, ish ministër të Mbrojtjes, për akuza më të rënda se sa vetëm ‘Shpërdorim detyre’ janë aty dhe është ccështje interpretimi, ndaj i takon GJKKO që ta vlerësojë këtë. Ky është qëndrimi i avokatit të familjes Durda, Dorian Matlija, i cili në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv tha se Mediu ka firmosur urdhra që kanë ndikuar në ndodhjen e shpërthimit.

“Akuza ndaj Fatmir Mediut është komunikuar në shkurt 2009, tashmë i është komunikuar veprimi procedural i radhës që është përfundimi i hetimeve. Ai ka qenë i pandehur që në vitin 2009.  Tashmë sipas ligjit ai ka të drejtë të kërkojë të pyetet dhe të japë qëndrimet. Ka 10 ditë kohë afate për të reaguar.  Kjo dosje është ajo e nisur në vitin 2008 dhe e mbyllur në 2009.  Nëse ka dosje të tjera kjo është punë tjetër. Për këtë dosje është mbyllur në hetime, thjesht nuk është gjykuar ende. Unë e di që ky lloj procedimi është i kufizuar për shumë rrethana dhe nuk më bën të jem shumë kërkues. Por shoh që cilësimi juridik i këtyre fakteve me akuzën ‘shpërdorim detyre’ nuk i kualifikon disa fakte të tjera, që mund të ishin me akuza të tjera. Shkelja e rregullave të sigurisë janë të dënueshme më shumë se sa shpërdorimi i detyrës. Pjesa që lidhet me shpërthimin ka element të tjerë. Të paktën në një nga urdhërat, ai 20/44, ka ndikuar shkak pasojë deri te shpërthimi. Janë shmangur me vetëdije të plotë kontrolli nga forcat e armatosur,a me urdhër të ministrit, është rritur kalibri i armëve të demontimit, duke rritur rrezikun dhe duke sjellë shpërthimin”, tha Matlija në bisedën me gazetarin Nertil Agalliu.

Avokati u shpreh se mbi Mediun duhet të rëndojë e njëjta akuza si të dënuarve të tjerë që ishin përgjegjës për menaxhimin e procesit të demontimit.

“Është e njëjta vepër penale që dënoi Ylli Pinarin, Sokol Ngjecin apo edhe Dritan Minxhollin.  Këta persona kanë menazhuar procesin, por edhe ministrit ka qenë një prej menaxherëve sepse përmes urdhrave të tij ka bërë anashkalimin e masave të sigurisë.  Ka gjithmonë mundësi që gjykata në seancën paraprake të bëjë rivlerësim të rrethanave.  Këtu nuk është çështja që mund t’i kërkohet prokurorisë të bëhen hetime të tjera, faktet janë aty dhe çështja është vetëm interpretimi i fakteve. Ne këtë do ia kërkojmë gjykatës. Pastaj nëse nuk arrijmë drejtësi”, tha avokati i familjes Durda, Dorian Matlija për Report Tv.

Fatmir Mediut iu komunikua zyrtarisht akuza për ‘Shpërdorim detyre’ nga Prokuroria e Posaccme për tragjedinë e Gërdecit. Si person i marrë zyrtarisht i pandehur, Mediu është marrë në pyetje për 60 minuta. Në daljen e tij për mediat, Mediu tha se SPAK nuk kishte asnjë provë shtesë dhe se akuzë është e motivuar politikisht. Mediu tha se nuk ka pasur asnjë kontakt me firmën amerikane që merrej me demontimin, teksa sfidoi duke thënë se “Nëse gjejnë një kontakt timin përtej detyrës si ministër mbaj përgjegjësi maksimale”. Ish-ministri i i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë