Inceneratori i Tiranës, Balluku dëshmon mbi 3 orë në SPAK: Kjo dosje bëri pis të madh e të vogël, të zbardhet! Koha të ndahet puna e ndershme nga abuzimi

TIRANË- Për më shumë se 3 orë zv.kryeministrja, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka dëshmuar pasditen e sotme (ora 16:00 - 19:30) në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me hetimet që po kryhen për inceneratorin e Tiranë. Balluku, u pyet si person që ka dijeni dhe pasi doli nga SPAK duke folur shkurtimisht për gazetarët tha se shpreson që dëshmia e saj të ketë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosje.

Për zv/kryeministren Balluku kjo dosje ka bërë pis të madh dhe të vogël dhe ka ardhur koha që të zbardhet në mënyrë që të ndahet e mira nga e keqja dhe, puna e ndershme nga abuzimi i pafalshëm, siç e cilësoi ajo.

'Ishte një thirrje për dosjen 225 që është dosja e inceneratorëve. Duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosjeKam dhënë dëshmi që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosje. Kjo është ndarja e re e pushteteve, drejtësia ka punën e saj, qeveria ka punën e saj dhe parlamenti punën e tij.  Ne jemi këtu për ta mbështetur drejtësinë. Kjo dosje ka bërë pis të madh e të vogël dhe i ka ardhur koha të zbardhet, në mënyrë që të ndahet e mira nga e keqja e të ndahet puna e ndershme nga abuzimi pafalshëm.'- tha Balluku, pas përfundimit të marrjes në pyetje.

Fletëthirrja për Ballukun u bë nga prokurori Dritan Prençi i cili po heton dosjen e inceneratorit të Tiranës, hetimet për të cilin janë drejt fundit. Ndërkohë më 30 prill 2024 për më shumë se 8 orë u mor në pyetje Erion Veliaj, edhe ky si person që ka dijeni për inceneratorin e Tiranës. Atë ditë në dalje, Veliaj u shpreh për gazetarët se kishte shkuar në cilësinë e bashkëpunëtorit e si i tillë kishte dhënë të gjitha shpjegimet e duhura, deri në nivel ezaurues. 

Vënia nën sekuestro është akti i parë i ndërmarrë nga drejtësia për rastin e impiantit të përpunmit të mbetjeve në Tiranë, ndërsa për Inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit, janë shpallur fajtor e dënuar ish-zyrtarë të lartë përfshirë ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish deputeti socialist Alqi Bllako si dhe dy sipërmarrësit ende në kërkim Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Këta të dy janë pronarët “de facto” sikundër të inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit por dhe dhe të impiantit të Tiranës.

Brenda majit kopsitet dosja e inceneratorit te Tiranes

Prokurori Dritan Prençi pritet brenda muajit maj të vendosë lidhur me dosjen e inceneratorit të Tiranës nëse do e dërgojë për gjykim.

Prej 1 gushtit 2023, impianti i trajtimit të mbetjeve në Tiranë është në sekuestro me kërkesë të SPAK dhe firmosur nga GJKKO. Sipas SPAK rezultoi se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri ishin pronarët e vërtetë të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila më 31 gusht 2017 fitoi kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë me kosto të investimi të parashikuar në kontratën koncesionare në vlerën 128,248,330 Euro (njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë, e treqind e tridhjetë) pa TVSH. Dy sipërmarrësit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” edhe dy inceneratorëve të tjerët në Ebasan dhe Fier.

Në muajin dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme firmosi, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, 15 urdhra arresti, si pjesë e hetimeve për inceneratorin e Tiranës, nga të cilët 6 me arrest shtëpie. Mes të arrestuarve është dhe emri i Taulant Tushes, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës. Urdhër arresti ka patur dhe për një tjetër ish drejtor të Bashkisë, Namik Thimixhi, i cili mbulonte Menaxhimin e mbetjeve dhe ishte në varësi direkte të Tushes. Urdhërat e arrestit prekën sërish dhe ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka, si dhe ish deputetin socialist Alqi Bllako, si dhe dy sipërmarrësit në kërkim Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.

Ndërsa në 'arrest shtëpie' janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj. 

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lino: 17/05/2024 13:26

    kjo pastruesja ne greqi..e pushuan nga puna tek amc sepse vodhi..kjo qeveri ka marre fund...stan me hajdute. .

    Përgjigju
  • Vlëora: 16/05/2024 05:17

    Këtë se gjen gjë o komentuesa, kjo komandon Vetingun nëpërmjet motrës, plus ka familjarë e krushqira si prokurorë dhe Gjyqtarë në sistem, ish -bllokmene është. Këtu më i humburi del AI i FIQVE se ai është anonim si familje e taraf

    Përgjigju
  • Ballukja: 16/05/2024 00:51

    Beri pis te madh e te vogel se keshtu i beni punet ju. Po te mos vidhej vendce nuk kishte pse te behej pis askush...

    Përgjigju
  • Belind: 15/05/2024 23:56

    Kjo eshte nje super e korruptuar. Eshte test per drejtesine e re; nese kjo gjykohet dhe denohet, Shqiperise I largohet nje hajdute ordinere dhe drejtesia fiton nje beteje qe do jap mesazhe shprese

    Përgjigju
  • Drini: 15/05/2024 20:18

    Kjo analfabete eshte koka e korrupsionit. Duhet te jape llogari per milionat e Albkontrollit njehere.

    Përgjigju
  • Elektriku: 15/05/2024 19:13

    Jepini gas, se mban dysheku. Bile pyeteni dhe rruget , ujesjellesat, tatimet, elektrikun. Ah se mos harrojme fotovoltaiket..

    Përgjigju
  • AltinTop: 15/05/2024 18:54

    Eshte pjese e puzzle… nuk te therret Spak kot per kafen e mengjesit.

    Përgjigju
  • Toni: 15/05/2024 18:15

    Ajo eshte koka e grupit, dhe jo “person ne dijeni” Nese Spak e ka seriozisht, kjo e ka rradhen direkt per burg pas monstrave Berisha e Meta.

    Përgjigju
    • Lufta brenda llojit: 15/05/2024 20:22

      Po si qenka Balleku koka kur kjo nuk ka qene fare ne ate kohe ne ndonje detyre qe lidhet me iniciatoret? Apo lufta brenda llojit dhe o burra.....

  • poli: 15/05/2024 16:54

    E hengri dhe kjo qafen e pates....

    Përgjigju
    • Or tej: 15/05/2024 18:05

      Vetem Erion Brace ngelet i paster nga te gjithe zv kryeministrat or teeeejjjjj

  • Qamet: 15/05/2024 16:51

    Hajde pac kemben e mbare edhe per klanin tend hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Fillojnë përballjet me eliminim direkt, titullarët e Zvicër - Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë

Euro 2024/ Fillojnë përballjet me eliminim direkt, titullarët e Zvicër - Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë