Hetimet për pasojat nga tërmeti, ekspertët italianë takohen me prokurorët e Krujës

Hetimet për pasojat nga tërmeti, ekspertët italianë takohen me prokurorët e Krujës

TIRANË - Dy ditë pas ardhjes në Shqipëri, 5 ekspertët italianë, sot kanë zhvilluar një takim në Durrës, me prokurorët e Krujës ku kanë analizuar faktet dhe hetimet e deritanishme të pasojave të tërmetit të 26-nëntorit në Thumanë. Takimet e ekspertëve italianë do të vijojnë me të gjithë prokurorët që po hetojnë dëmet që la pas tërmeti shkatërrimtar.

Ekipi i ekspertëve italianë përbëhet nga 2 prokurorë, një inxhinier dhe 2 oficerë të policisë gjyqësore. Ata fillimisht patën një takim takim në Prokurorinë e Përgjithshme me kryeprokurorin Olsian Çela, ndërsa tashmë po njihen në detaje me dosjet e hetimit.

Në qytetin bregdetar janë dy ekipe nga Prokuroria e Durrësit që kanë nisur hetimet në objektet e rrënuara nga tërmeti. Konkretisht hetimi po kryhet në 6 objektet që shkaktuan viktima dhe hetimi tjetër për të paktën 200 objekte që kanë pësuar dëme të mëdha, por nuk që nuk kanë shkaktuar viktima. Prokuroria ka urdhëruar sekuestron e dosjeve me lejet e ndërtimit, raportet e institutit sizmologjik për këto ndërtime, raportin e kolaudimit nëse është respektuar apo jo leja e dhënë dhe parametrat teknikë për konstruksionin metalik dhe betonit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I demtuari nga termeti: 23/01/2020 00:51

    Cjane keto idjotizma qe po degjojme e njejta gje ka ndodhur ne PORTO RIKO termeti Me magnitude 6.4 e shkalles rihter shkaterime Me keq se ne DURRES LAC KRUJE Po ATJE punohet dhe nuk merren Me lloqe ka gati 2 muaj dhe ASNJE PALLAT ME DEMTIME TE VOGLA NUK ESHTE RIPARUAR. F I LLO N I PUNEN O SHQIPETARE ME QEVERI KUKLLASH

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen