Ekspertët italianë që hetuan tërmetin shkatërrues në L'Aquila, asistencë teknike hetuesve në Durrës

TIRANË - Pesë ekspertë italianë të cilët kanë hetuar në shtetin fqinj pasojat e tërmetit shkatërrues që ra në L'Aquila po asistojnë hetuesit në prokurorinë e Durrësit për të gjetur fajtorët pas dëmeve të tërmetit tragjik të 26 nëntorit në Shqipëri që la dhjetra viktimë, qindra të plagosur e mijëra të pastrehë.  5 ekspertët italianë, mes të cilëve 2 prokurorë, një inxhinier dhe 2 oficerë të policsë gjyqësore, patën një takim në Prokurorinë e Përgjithshme me kryeprokurorin Olsian Çela, ndërsa nesër do të zhvendosen në Durrës ku do të njihen me dosjet e hapura në prokurorinë e këtij qyteti për pasojat e tërmetit. 

"Me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm, me ndihmën e misionit Pameka ne Shqipëri, u mundësua vizita e një delegacioni ekspertësh italianë tëkryesuar nga  dy prokurorë të prokurorisë së Aquilas Fabio Picuti dhe  Michele Renzo. Takimi i parë u zhvillua sot me Prokurorin e  Përgjithshëm Olsian Çela. Qëllimi i vizitës është  dhënia e asistencës teknike  mbi hetimet që lidhen me pasojat e tërmetit të datës 26 Nëntor 2019.  Delegacioni Italian përfaqësohet nga 2 prokurorë të Aquilas përgjegjës për hetime të ngjashme në Itali, një inxhinier si edhe 2 oficerë të policisë gjyqësore. Delegacioni do të zhvillojë sot dhe nesër takime në Durrës me prokurorë të Durrësit dhe Krujës që po hetojnëçështjet që lidhen me pasojat e  tërmetit", thuhet në një njoftim zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme.

Në qytetin bregdetar anë dy ekipe nga Prokuroria e Durrësit që kanë nisur hetimet në objektet e rrënuara nga tërmeti. Konkretisht hetimi po kryhet në 6 objektet që shkaktuan viktima dhe hetimi tjetër për të paktën 200 objekte që kanë pësuar dëme të mëdha, por nuk që nuk kanë shkaktuar viktima. Prokuroria ka urdhëruar sekuestrom e dosjeve me lejet e ndërtimi, raportet e institutit sizmiologjik për këto ndërtime, raportin e kolaudimit nëse është respektuar apo jo leja e dhënë dhe parametrat teknikë për konstruksionin metalik dhe betonit.

Kryeprokurori Olsian Çela, takim me ekspertet italian

Ndërkohë në 14 dhjetor të vitit që lamë pas, Prokuroria e Durrësit lëshoi 18 urdhër arreste për zyrtarë, ndërtues, inxhinierë dhe specialistë të cilët dyshohen se kanë gisht në ndërtimet jo cilësore apo të jashtëligjshme në Durrës. Nga këta urdhër arreste 9 persona u arrestuan ndërsa 9 të tjerë u shpallën në kërkim.  Nga veprimet e hetimore ka rezultuar se dëmtimet, shembjet e këtyre godinave dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur dhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit.

Ndërkohë për sa u përket dëmeve në Tiranë, Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg 7 prej zyrtarëve të arrestuar si përgjegjës për dëmtimin e banesave nga tërmeti, mes tyre edhe dy ish kryekomunarët e Farkës dhe Kasharit Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia. 12 prej të arrestuarve u lanë në 'Arrest shtëpie", mes tyre edhe ndërtuesi Gerti Çalliku, i cili ka përfituar leje ndërtimi në kohën e Lulzim Bashës si kryetar bashkie. Po e njëjta masë u dha edhe për Luan Betën, ish-shefin e Urbanistikës në bashkinë e Vorës, ndërtuesen Vjollca Hoxholli si dhe ndërtuesin Ali Dyrmishi, i cili prej dy ditësh ndodhet në spital për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Ndërsa u liruan nën masën e sigurisë "Detyrim paraqitje" 11 prej të arrestuarve. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë